Ethet e Botërorit ndihen kudo, veçanërisht kur kanë mbëtur vetëm dy ndeshje para finalizimit të kompeticionit madhështor.
Sot luhet gjysmëfinalja midis Kroacisë dhe Anglisë dhe atmosfera në “Sheshin Skënderbej” duket po aq e zjarrtë sa ditën e parë.
Edhe pse ndoshta nuk luan Gjermani apo Italia (Për të cilat shqiptarët bëjnë tifozllik më shumë se çdo skuadër), duhet thënë se dhe Anglia ka pasur gjithnjë tifozët e saj besnikë.
Këtë e shohim edhe në praninë në shesh, ku një prej djemve të pranishëm ka hedhur në krahë flamurin e Anglisë.
Në hapësirën dedikuar tifozëve, por jo vetëm gjithçka duket gati për një super ndeshje dhe emocion.







