• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kolegji i Posaçëm i Apelimit nxjerr VENDIMIN/ S’ka vetting për LLALLËN. Detajet e procesit dhe votat…
Home
Aktualitet
Drejtësi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit nxjerr VENDIMIN/ S’ka vetting për LLALLËN. Detajet e procesit dhe votat…

11 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sërish me shumicë votash për të mos rihapur procesin e Vettingut për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Sipas vendimit të botuar në faqen zyrtare, KPA njofton se dorëheqja e ish-kreut të Akuzës ka qenë konform rregullave.

Institucioni kushtetues ka kundërshtuar edhe njëherë kërkesën e komisionerit publik, Florian Ballhysa i cili nënvizonte se Llalla si magjistrat nuk ka ndjekur procedurën ligjore të dorëheqjes dhe se duhet të kalojë në filtrat e verifikimit të pasurisë, integritetit dhe aftësive profesionale.

Trupa gjykuese përbëhej nga kryesuesi Sokol Çomo, relator i çështjes Luan Daci, gjyqtar Ardian Hajdari, gjyqtare Ina Rama dhe gjyqtare Albana Shtylla.

“Në kundërshtim me sa komisioneri pretendon, për rivlerësimin e aspekteve formale të dorëheqjes, organet e rivlerësimit janë të pajisura me kompetenca hetimore dhe vendimmarrëse Brenda procesit të rivlerësimit, duke përfshirë edhe rastet e dorëheqjes”, thuhet në pikën 76 të vendimit.

Në klauzolën 87, dorëheqja e Llallës vlërsohet:

“Subjekti i rivlerësimit është dorëhequr nga detyra pasi nuk ishte më në funksion dhe nga e drejta për caktimin në nivel apeli, sipas nenit G, pika 1 dhe 2 të Aneksit të Kushtetutës, prandaj Kolegji i Apelimit çmoi të konfirmojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar të këtij subjekti, sikurse Komisioni ka vendosur duke ushtruar autoritetin dhe juridiksionin kushtetues dhe për këtë sanksionim”, shkruhet ndët të tjera në vendim.

Ndërkohë, nga ana tjetër pakica e komisionit e përbërë nga kryesuesi Çomo dhe gjyqtarja Shtylla, mendon se Llalla duhet t’i nënshtrohet procesit.

Në dritaren “Mendimi i pakicës”, ata rendisin 28 klauzola ku shpjegojnë se pse ish prokurori i përgjithshëm që ushtroi detyrën për gjashtë vite duhet t’i nënshtrohet procesit të Vettingut, raporton “TemA”.

Më poshtë gjeni të listuara disa prej pikave konkrete:

Vettingu ndaj ish kryeprokurorit Llalla u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar në sistemin e drejtësisë që po reformohet.

Ndërkohë, ndaj tij janë edhe një sërë proceses të hapura nga drejtësia, ku kujtojmë hetimet e nisura për të paktën 4 vepra penale:

“Shpërdorim të detyrës”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë  interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Llalla konsiderohet si një nga “peshqit” më të mëdhenj të drejtësisë, ku drejtësia herët apo vonë do të marrë vendime për punën e tij si kryeprokuror i Shqipërisë për gjashtë vjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAKTI SHQIPËRI-GREQI/ Berisha në FB: Ju bëj thirrje të ngrihemi me urgjencë…
Previous article Ukraina mbron dy lojtarët e kombëtares kroate

g.autor

Postime të ngjashme

E MOSHUARA BIE NGA AUTOBUZI NË VLORË/ Transportohet në spital, në gjendje të rëndë. Ambulanca mbërrin me vonesë Aktualitet

E MOSHUARA BIE NGA AUTOBUZI NË VLORË/ Transportohet në spital, në gjendje të rëndë. Ambulanca mbërrin me vonesë

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Skënder Hita i dorëzon familjes së Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, medaljen e "Mirënjohjes" Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Skënder Hita i dorëzon familjes së Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, medaljen e "Mirënjohjes"

VRASJA E EGLANT KOÇIT/ Zbërthehen kompjuteret e Armand Shakajt, gjenden prova për kriptomonedhat Aktualitet

VRASJA E EGLANT KOÇIT/ Zbërthehen kompjuteret e Armand Shakajt, gjenden prova për kriptomonedhat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT