• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KALLËZIMI I OPOZITËS PËR RAMËN/ Ndreu: Audio-përgjimi manipulim, provat i ka…
Home
Shqipëri

KALLËZIMI I OPOZITËS PËR RAMËN/ Ndreu: Audio-përgjimi manipulim, provat i ka…

11 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Pasi opozita depozitoi një kallëzim penal në prokurori për kryeministrin Edi Rama me pretendimin se ky i fundit ka fshehur provat për audio-përgjimin ku implikohet vëllai i Xhafajt, vjen reagimi nga deputeti Pjerin Ndreu.

Deputeti socialist i Lezhës tha se audio-përgjimi është mashtrim. Ai tha mes të tjerash se audio-përgjimi është sekuestruar nga prokuroria dhe është çuar për ekspertizë jashtë shtetit. Mes të tjerash ai tha se historia e ‘Babales’ është qesharake për një parti që pretendon të vijë në pushtet, siç është PD.

“Kjo është në vazhdën e gjithë diskutimeve që ka përfshirë opozitën tonë. Banalizimi ka shkuar aq poshtë. Ka një proces penal, dhe opinioni im është nul. Ky përgjim është në dorë të prokurorisë dhe është çuar për vlerësim jashtë, se di ku. E ka sekuestruar prokuroria përgjimin. Selitë turbullojnë njerëzit dhe s’kanë tagër për hetime. Me historinë e Babales është më qesharakja. Një kryetar i një forcë politike del e merr ca avokatë dhe flet pa prova. Politikës tonë i serverin informacione nga qarqe banale për të frymëzuar luftën e vet politike, kjo është e dhimbshme”, tha Ndreu.

 

Teksa u ndal tek reforma në drejtësi Ndreu tha se do të ketë edhe nga radhët e maxhoranës që do të ngelen në rrjetë. “Ne jemi këtu në Shqipëri dhe po përballemi me këto retorika. Mos të fshihemi pas gishtit. Reforma në drejtësi është investim antikorrupsion. Është një proces që po ecën me ritme të avashta, por po ecën. Do ketë edhe nga mazhoranca që do të ngelin për rrjetën e hetimit”, tha socialisti.

Po ashtu Pjerin Ndreu u ndal edhe tek Kodi Rrugor, që do të pësojë ndryshime sa i takon penalizimit të drejtuesve të mjeteve, që ndëshkohen duke iu hequr patentat.

“Propozimi erdhi pas një problematike që unë e kam hasur edhe gjatë ushtrimit të detyrës si deputet. Në zonë n e Lezhës, për arsye se pesha e emigrantëve nga Lezha jashtë dhe numri i kosovarëve që vijnë në Milot dhe frekuentojnë plazhet e Shëngjinit është i lartë.

Ndaj çfarë ndodh? Ka pasur emigrantet që u është marrë patenta dhe kanë qarë me lot në sy. Ne duhet ti kalojmë në këtë sorollatjen e tmerrshme. Ne i kemi lënë një alternativë që të paguajë dyfishin e gjobës për ata emigrantë që duan të marrin patentat e tyre. Kam një vit deputet në Lezhë dhe e kam konstatuar këtë problem dhe kam ndërhyrë. Kam ndjerë përkrahjen e Komisionit të Sigurisë.

Ka edhe modifikime për këtë projektligj. Nëse do ta marrim gjobën nga 50 mijë lekë të vjetra, kjo është e papërfillshme. Kjo është një masë lehtësuese, pagesa dyfish, që të marrin patentat. Disa që merren me komente dhe hedhin vrer në ‘Facebok’. Janë rreth 600 raste në vit dhe paguhen 50 mijë lekë. Këto janë të papërfillshme. E kaluam ligjin në komisionin e Sigurisë dhe pritet të kalojë në Kuvend. Nga kolegë të PD dhe LSI propozimi është mbështetur. Ndoshta disa grupimeve si intereson që të lehtësohet procedurat për shtetasit që jetojnë jashtë”, tha Ndreu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Liverpool kërkon të përfitojë, hidhet në sulm për yllin e Juventusit
Previous article De Vrij: Ja pse zgjodha Interin, ndeshja e fundit me Lazion…

g.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT