Gjatë sezonit turistik, do të shtohen sportelet në hipotekat e të gjithë vendit. Kthimi i emigrantëve do të bëjë që gjithashtu të zgjaten oraret e punës në këto sportele.
Ai kërkoi që të denoncohet çdo rast korrupsioni në plaftormën e bashkëqeverisjes duke qenë se problematikat në hipoteka nuk kanë qenë të pakta.
“Të gjithë drejtorët tanë do të marrin masat për kryerjen sa më shpejt të aplikimeve që vijnë nga qytetarët dhe emigrantët. Për çdo qytetar që has një problem apo rast korrupsioni le t’i dretohet portalit të Bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” dhe menjëherë do jemi aty për t’i dhënë zgjidhje”.
Ditë më parë drejtori i përgjithshëm i hipotekës shkarkoi drejtorin e Vlorës, Sokol Banaj për shkak se zbuloi shkelje.


