Gjatë seancës së sotme në komisionin e “ligjeve”, deputeti demokrat Myslym Murrizi u ndal te tre ish-zyrtarët e policisë tashmë në kërkim për bashkëpunim me “Habiljat” në trafik droge.
Ai ‘thumboi’ policinë dhe kreun e saj Ardi Veliu.
“Nuk iu dinte adresën Ardi Veliu, me shtëpi te Xhamlliku e kërkonte në Kombinat”, u shpreh ai.
Në komision ishte e pranishme Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku e cila prezantoi Raportin Vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme për veprimtarinë e ushtruar gjatë vitit 2017.


