Nëse ka rënë vëmendja e përgjithshme ndaj parcelave të drogës kjo nuk ndodh për policinë.
Në këtë mënyrë policia vendore e Shkodrës vazhdon pa reshtur kontrollet e saj kryesisht në zonat malore për të goditur çdo rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Është e qartë që këtë vit ka një sasi më të vogël, por sërish nuk mungojnë tentativat për të kultiviuar cannabis sativa. Në këtë mënyrë gjatë një prej kontrolleve të ushtruara nga policia e Shkodrës në vendin e quajtur “Pylli me Selvia” janë gjetur 25 bimë të dyshuara si cannabis sativa. Parcela është në pronë publike ndër nuk dihet autori. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të mundshëm.
Më datë 10.07. 2018, në vendin e quajtur “Pylli me Selvia”, gjatë kontrollit të ushtruar, u gjetën dhe u asgjësuan 25 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.


