• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Media Amerikane KRYQËZON Lulzim Bashën: Lidhjet e transaksionet e dyshimta me NICK MUZIN dhe akuzat e rreme mbi…
Home
Shqipëri

Media Amerikane KRYQËZON Lulzim Bashën: Lidhjet e transaksionet e dyshimta me NICK MUZIN dhe akuzat e rreme mbi…

11 July, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

“Muzin Capitol Partners nënshkroi kontrata lobimi vitin e kaluar, duke marrë deri në 125.000 mijë dollarë në muaj, për të lobuar në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Lidhjet e partnerëve të Muzin Capitol me Bashën nxitën gazetën amerikane “Mother Johnes” për të gjurmuar paratë që qarkullojnë midis firmës dhe liderit shqiptar Lulzim Basha. Partia e Bashës filloi sulmet kundër revistës me pohime e akuza të rreme, duke thënë se reporterët kishin marrë para nga partia socialiste e Shqipërisë e duke fajësuar miliarderin George Soros…”

Kështu ka shkruar media prestigjoze amerikane “NBC NEWS” në një artikull ku zbulon lidhjet e ish këshilltarit të Presidentit Trump, Michael Flynn, sot nën hetim, me firmën e lobimit “Muzin Capitol”, e cila sipas medias, njihet për shërbimin e saj ndaj Lulzim Bashës.

Të njejtat lidhje janë zbuluar edhe nga gazeta “The Hill”.

Michael Flyn po pret vendimin e gjykatës për akuzat që rëndojnë ndaj tij, pasi gënjeu agjentët e FBI-së që po hetonin ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet e 2016-s. Pak pasi la këtë detyrë, Flyyn nisi detyrën si drejtor i strategjisë globale për një firmë të re lobimi në Washington, me emrin “Stonington GLOBAL”.

Edhe pse ky pozicion i ri i Flynn ishte bërë publik në faqen zyrtare të firmës lobuese, Flynn e mohoi duke thënë se ky ishte një keqkuptim. Media amerikane ka zbuluar se në fakt, firma e re është thjesht emri i ri i një firme të vjetër, “Muzin Capitol”, në pronësi të Nick Muzin.

Tashmë në këtë firmë “të re” është shtuar një partner i ri, Joseph Allaham, edhe ky me lidhje me Partinë Demokratike.

Lexo.al sjell në kujtesë se partneri i ri “Stonington Global”, biznesmeni me origjinë siriane Joseph Allaham, është njeriu që sipas deklarimeve të bëra në departamentin amerikan të shtetit (shih dokumentin bashkëngjitur) shërbente si konsulent e lobues për Lulzim Bashën, në emër të kompanisë Muzin, në SHBA.

Kujtojmë gjithashtu se në vitin 2016, MIchael Flynn ka pasur një kontratë lobimi me mikun e ngushtë të Lulzim Bashës, Kemal Alptekin me vlerë 15 milionë dollarë, i cili në emër të qeverisë turke lobonte për ekstradimin nga SHBA të Fetullah Gylen. Pikërisht Kemal Alptekin u cilësua nga investigimet e medias si personi që kishte ndërmjetësuar pagesat e Bashës me Muzin.

Kështu, ndërsa media amerikane hedh dritë mbi lidhjet Flynn-Muzin- Basha, ajo ngre akoma më tej dyshime për transaksionet e parave dhe njerëzve që PD ka përdorur, për t’i nxirrë faqen Shqipërisë./LEXO.AL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këngëtari shqiptar fshin të gjitha fotot nga Instagram-i: Dua të dukem pak interesant...
Previous article Nuk ka vetëm lajme negative, Milani po përgatit rikthimin e madh

F.autor

Postime të ngjashme

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT