Sali Berisha thotë se një nga arsyet se pse u mblodh Samiti i Londrës, ishte për të poshtëruar publikisht kryeministrin Edi Rama.
Ai gjykon se të gjithë liderët e pranishëm u tallën me shefin e qeverisë, të cilin e konsideron si psikopat, të sëmurë, Noriega i Europës, dhe fatkeqësi të madhe.
Ja se çfarë shkruan ish-kryeministri në shënimin e tij:
“Nje pershendetje per Samitin e Londres!
Te dashur miq, dje dhe pardje, me ftese te qeverise britanike, u mbajt ne Londer ne kuadrin e Procesit te Berlinit, Samiti i perfaqesuesve te vendeve te Ballkanit Perendimor, ne te cilen moren pjese perveç kryeministres se Britanise se Madhe, Thereza May, edhe Kancelarja e Gjermanise Anxhela Merkel dhe disa udheheqes te tjere te vendeve te BE.
Samiti u mblodh ne nje periudhe problematike per qeverine e Madherise se Saj por kjo mendoj se nuk pengoi suksesin e tij.
Se pari, qeveria e Britanise se Madhe percaktoi si objektiv kryesor te bashkepunimit te saj me keto vende ne kuadrin e ketij procesi:
– Ndihmen e saj per te luftuar trafiqet dhe krimin e organizuar, duke vendosur keshtu gishtin direkt ne problemin me madhor dhe me percaktues per te ardhmen e ketyre popujve; krimin e organizuar te lidhur me pushtetin, drogen dhe trafiqet e tjera kriminale. Ne kete kontekst kryeministrja e Britanise se Madhe njoftoi se qeveria e saj do te
– dyfishoje fondet, pra nga 40 ne 80 milione dollare ndihma per luften e krimit dhe trafiqeve kriminale per vendet e Ballkanit Perendimor.
Dhe se fundi, me rendesi shume te madhe, vendimi i perbashket i Britanise se Madhe, Austrise dhe Norvegjese per te ngritur dhe financuar
– Observatorin Balkanik te Krimit te Organizuar!
Shqiperia mjerisht ne Samit perfaqesohej ne Noriega i Europes, siç e ka cilesuar i pari Ramen vete shtypi britanik sepse shnderroi Shqiperine ne Kanabistan dhe ndertoi narkoshtetin e pare ne Kontinent.
Por jo vetem kaq, por ne Londer Noriegen e shoqeronte Fatzi Xhafa me lidhje te forta me vrasje dhe trafiqe.
Po rikujtoj ketu se vellai i tij Agroni/Geroni vuan denimin ne Itali si trafikant nderkombetar droge kurse shoferi i tij u ekzekutua me 7 plumba me armen e shoqeruesit te tij ne garazhin e ministrit ne Garden e Republikes.
Noriega, per te larguar sadopak vemendjen nga lidhjet e tij dhe ministrave te tij me krimin, shkelmoi protokollin zyrtar dhe shkoi ne foton familjare me atlete.
Protokolli britanik kesaj rradhe nuk e pengoi por menjehere e gjuajti dhe e poshteroi me armen me te tmerrshme, me fine dhe te pameshire, talljen angleze!
Gjigandi televiziv publik me i madh i botes, BBC i leshoi ne Twitterin e tij nje spot televiziv talles dhe poshterues psikopatit, siç i takonte, dhe per kete ai meriton nje falenderim te perzemert besoj nga çdo shqiptar qe ka fatkeqesine e madhe te perfaqesohet ne nivelet me te larta nga nje i semure psiqik! sb”, nënvizon Berisha.


