• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Senatori amerikan: Të punosh me Rusinë është sikur të punosh me mafian
Home
Nderkombetare

Senatori amerikan: Të punosh me Rusinë është sikur të punosh me mafian

11 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Një senator amerikan, i cili udhëtoi në Rusi së bashku me një delegacion të republikanëve të Kongresit javën e kaluar, tha se presidentit rus, Vladimir Putin, nuk mund t’i besohet. ”Të punosh me Rusinë është sikur të punosh me mafian”, tha John Kennedy, republikan nga Luiziana.

Ai tha se Qeverisë ruse i është kërkuar që “të ndalojë ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane”.

“I paralajmëruam rusët që nëse ndërhyjnë në zgjedhjet e nëntorit në SHBA, ligjvënësit do t’i godasin me sanksione edhe më të mëdha se ato aktualisht”, tha Kennedy.

Ai tha se ka kërkuar nga rusët që “të dalin edhe nga lindja e Ukrainës dhe t’i mundësojnë asaj të vetëvendosë”, si dhe “të dalin nga Gadishulli i Krimesë dhe t’i mundësojnë atij të vetëvendosë”.

Kennedy shtoi se ka kërkuar nga Moska” të ndalojë edhe ndërhyrjen në Siri dhe të ndihmojë në zgjidhjen e rrëmujës atje”.

Kennedy dhe gjashtë senatorë të tjerë republikanë dhe një anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve qëndruan në Rusi nga 30 qershori deri më 4 korrik. Udhëtimi është parë si uverturë për samtin midis Putinit dhe presidentit amerikan, Donald Trump, i cili pritet të zhvillohet në Helsinki më 16 korrik.

Ka pasur raporte konfliktuoze rreth këtij udhëtimi, i cili është kritikuar nga demokratët, pasi ka përfshirë vetëm republikanë, të cilët, sipas tyre, nuk e kanë sfiduar Rusinë për ndërhyrjen në zgjedhjet në SHBA dhe për veprimet e saj në Ukrainë, Siri dhe gjetkë.

Senatori Richard Shelby, i cili e udhëhoqi delegacionin amerikan, tha se i ka thënë kryetarit të Dumës ruse, Vyacheslav Volodin, se duhet të përpiqen për një marrëdhënie më të mirë midis SHBA-së dhe Rusisë.

“Unë nuk jam këtu sot për të akuzuar Rusinë për këtë apo atë”, ka thënë Shelby.

“Ne kemi një marrëdhënie të tensionuar, por mund të kemi një marrëdhënie më të mirë mes SHBA-së dhe Rusisë, sepse ekzistojnë disa interesa të përbashkët në gjithë botën”, i ka thënë Shelby ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Megjithatë, Kennedy e përshkroi Lavrovin si “dhunues”.

John Kennedy
John Kennedy

“Nuk ekziston filozofia politike në Rusi. Është sikur të thuash filozofia politike e mafias”, tha Kennedy.

“Filozofia e tyre është paraja dhe pushteti. Kjo është filozofia e Putinit. Ai sundon me dorë të hekurt, ai është diktator”, tha Kennedy.

Ai shtoi se në Rusi nuk ka shtyp të lirë dhe se ekziston një ndarje e madhe midis qytetarëve të pasur dhe atyre të rëndomtë. “Populli rus meriton më mirë”, tha Kennedy.

Ai tha se nuk ka ndonjë problem me takimin e ardhshëm Trump-Putin, porse nuk mund të presë ndonjë përparim të madh nga ai.

“Nuk mund t’i besoni Putinit. Më e mira që mund të bëjmë është të përpiqemi ta frenojmë atë”, tha Kennedy.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SIGURIA NË PLAZHE/ Klosi letër krerëve të bashkive bregdetare: Merrni MASA për stacionet pa roje të...
Previous article FINALJA/ Ëndrra angleze dhe frika e madhe e teknikut Southgate

k.autor

Postime të ngjashme

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë” Botë

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë”

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor Botë

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut Botë

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT