• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Burg të përjetshëm për pjesëtaren e grupit neonazist, vrau 10 persona
Home
Jetë

Burg të përjetshëm për pjesëtaren e grupit neonazist, vrau 10 persona

11 July, 2018 k.autor Jetë

Gjykata në Mynih ka shpallur fajtore të akuzuarën kryesore të grupit neonazist NSU për vrasjen e 10 personave, në periudhën 2000-2007.

Gjykatësit sot dënuan të akuzuarën kryesore Beate Zschaepe me burgim të përjetshëm për vrasjen e 10 personave.

Gjykata po ashtu shpalli dhjetë vite burgim për Ralf Wohlleben, dy vite e gjysmë për Andre Emminger dhe tre vite për Holger G., për ofrim ndihme dhe strehimi për grupin terrorist NSU. Ndërkaq, Carsten S., i cili pranoi veprën, u dënua me tre vite burgim.

Grupi neonazist NSU është akuzuar për vrasjen e 8 emigrantëve turq, një shtetasi grek dhe të një policeje gjermane në mes viteve 2000 dhe 2007. Të gjitha vrasjet një kohë të gjatë ishin të pazgjidhura.

Grupi u zbulua në vitin 2011, kur pjesëtarët e grupit Uwe Mundlos dhe Uwe Bohnhardt vdiqën pas përpjekjes së pasuksessshme të plaçkitjes të bankës. Policia gjeti armë dhe materiale neonaziste në apartamentin e tyre.

Anëtarja e tretë Beate Zschaepe ka mohuar akuzat për vrasje duke u përpjekur që fajin t’ia hedhë dy miqve të saj të NSU-së.

Skandali i shkaktuar nga NSU, ka nxitur kritika të gjera në adresë të agjencive gjermane të sigurisë, duke u akuzuar nga partitë opozitare se tolerojnë ekstremistët djathtistë dhe se nuk arrijnë të parandalojnë dhunën ndaj emigrantëve.

 Deri në vitin 2011, policia dhe inteligjenca gjermane kanë hedhur poshtë çdo motiv racor të vrasjeve. Në vend të kësaj, ato trajtonin familjet e emigrantëve si të dyshuara, duke i marrë në pyetje me pretendimet për lidhje me krimin e organizuar dhe drogat.

Zbulimet e kohëve të fundit tregojnë se shërbimi gjerman i kundërzbulimit BfV deri në fund të vitit 1990 kishte dhjetra informacione që kishin të bënin me të dyshuarit e NSU-së, por ata këmbëngulnin se nuk kishin njohuri për grupin neonazist NSU dhe për rolin e saj në vrasjet e dyshimta.

  Shumë çështje rreth vrasjeve kanë mbetur të pazgjidhura, pasi që dhjetra dosje sekrete të cilat i përkisnin inteligjencës u shatërruan me shpejtësi pas vdekjes të Mundlos dhe Bohnhardt në vitin 2011.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ronaldo “ikonë” e Realit/ Ja 7 momentet më të papërsëritshme me fanellën e “Los Blancos”
Previous article Skënderbeu ka objektiv të qëndrojë lart në renditje, do të mbajë Bregun gjithë sezonin

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para Jetë

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT” Jetë

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT”

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT