• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Taksat mjedisore rriten në 3.24 për qind, transporti mbledh më shumë të ardhura
Home
Ekonomi

Taksat mjedisore rriten në 3.24 për qind, transporti mbledh më shumë të ardhura

11 July, 2018 k.autor Ekonomi

Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga taksat mjedisore u rritën me 8.64% gjatë vitit 2016, duka kapur vlerën e gati 48 miliardë lekëve. Tashmë pesha e taksave që lidhen me energjinë, transportin dhe ndotjen është ngjitur në 3.24% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, krahasuar me 3.07% në vitin 2015, sipas të dhënave të fundit të INSTAT.

Rritja është shoqëruar në të ardhurat nga të gjitha llojet e taksave mjedisore, ku dominojnë taksat e energjisë dhe të transportit. Taksat e energjisë, të cilat përfshijnë ato të karburantit të makinave, ato mbi prodhimet e energjisë në vend dhe format e tjera të energjisë, arritën në 24.5 miliardë lekë, nga 22.9 miliardë lekë një vit më parë.

Megjithatë, peshën më të shtuar  e kanë taksat e transportit, të cilat i referohen taksave të lidhura me pronësinë dhe përdorimin e automjeteve, por edhe mjeteve të tjera të transportit. Nga ky grup u arkëtuan rreth 21.3 miliardë lekë, krahasuar me vetëm 19.2 miliardë lekë një vit më parë. Ndër të gjitha llojet e taksave mjedisore, ato të transportit kanë parë edhe rritjen më të madhe gjatë pesë viteve të fundit, duke u dyfishuar që prej vitit 2012.

Në rritje të lehtë janë edhe të ardhurat nga taksat e ndotjes mbi emetimet në ajër (jo CO2) dhe shkarkimet në ujë, menaxhimet e mbetjeve dhe zhurmës. Ato arkëtuan 1.88 miliardë lekë, një vlerë më e ulët krahasuar me vitin 2014, megjithatë e ngjashme për të gjitha vitet.

Ndërkohë, nga taksat e burimeve natyrore (shfrytëzimi i ujit, pyjeve, kafshëve të egra, etj.) u arkëtuan vetëm 16 milionë lekë, në ulje me 3 mln krahasuar me një vit më parë.

Në total, të ardhurat nga taksat mjedisore shërbejnë për të kontrolluar ndotjen dhe menaxhuar burimet natyrore. Ato ndikojnë në sjelljen e bizneseve, prodhuesve dhe konsumatorëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUÇIANO GOLEMI/ Teatri nuk mund të bëhet çadër për opozitën
Previous article Reperi çmendet pas gjoksit të Encës: Ta ha c***n, ta pi me ...

k.autor

Postime të ngjashme

KREDIA MERR HOV NË SHQIPËRI/ Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime Ekonomi

KREDIA MERR HOV NË SHQIPËRI/ Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT