Në 23 qershor Ekkaphol Chantawong së bashku me 12 djem të moshave nga 11 deri në 16 vjeç ecën në një thellësi prej 1000 metrash për të festuar ditëlindjen e një prej fëmijëve, edhe pse ishte absolutisht e ndaluar.
Por kush është Ekkaphol Chantawong, trajneri “Ake”, 25 vjeç, cili udhëhoqi “djemtë e egër” në shpellat e Tham Luang ku grupi ishte bllokuar për 18 ditë në një ngushticë 4 kilometra nga hyrja.
Ekkaphol Chantawong humbi prindërit dhe vëllain e vogël 10-vjeçar, u rrit me gjyshen e tij dhe në një manastir budist.
Në 2 korrik kur zhytësit britanikë i gjetën ai kërkoi të nxirrnin si fillim 12 djemtë e më pas atë. Ai arriti t’i mbajë ata të gjallë me teknikat e meditimit dhe një besim shumë të fuqishëm. Që nga shpella shkruajti një letër pridërve, “Ju kërkoj falje, mos u shqetësoni, unë do të kujdesem pë ta”. Pak para se të ngecnin në shpellë përmes një postimi në “Facebook” ai shprehej krenar pë skuadrën e tij. Për 17 ditë piu nga uji i shiut që filtrohej nga shkëmbinjtë duke u lënë fëmijëve ato çka kishin me vete.
Pas incidentit ai u sulmua në rrjetet sociale duke e konsideruar si të papërgjegjshëm, por në krahë i dolën familjarët e fëmijëve duke thënë se djemtë e adhuronin atë. Dje ai doli i fundit nga shpella duke u bashkuar skuadrës së tij, tashmë nën kujdesin e mjekëve.
AlpeNews.al/


