• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PASTRONTE MILIONAT E EUROVE NË SHQIPËRI/ Si funksiononte SKEMA e 41 vjeçarit që… (EMRI)
Home
Breaking News

PASTRONTE MILIONAT E EUROVE NË SHQIPËRI/ Si funksiononte SKEMA e 41 vjeçarit që… (EMRI)

10 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen detaje të reja nga Prokuroria e Tiranës lidhur me skemën e pastrimit të parave te zbuluar disa ditë më parë pas sekuestrimit të 1.5 milionë eurove të shtetasit italian, Stefano Lorenzi. 41-vjeçari kishte regjistruar më 7 Prill të 2017 një kompani fiktive në kryeqytet  me emrin  “Sunflower Company”, me adresë në rrugën “Kajo Karafili”.

Më pas nisi skema e pastrimit të parave, nga e cila përfitoi 2.8 milionë euro, pas disa transfertave në dy muaj nga kompania “Volg Partners Bau”, me qendër në Pragë të Çekisë. Kjo e fundit administrohej nga Stefano Lorenzi, i cili tashmë është në hetim  nga drejtësia italiane për mashtrim me taksat në Bergamo në shumën e 8 milionë eurove.

Këtë fakt e pohon edhe Policia e Shtetit në njoftimin e saj për mediat, ku shprehet se  41-vjeçari akuzohet edhe në shtetin fqinj për “deklarata mashtruese” dhe “krime në fushën e tatimeve”.

Nga hetimet e prokurorisë u provua se fillimisht 1.5 milionë euro ishin transferuar nga Hong Kongu drejt Italisë. Kurse në vendin tonë kishin mbërritur nëpërmjet një banke malteze. Sipas organit të akuzës vlerat monetare argumentoheshin si një pagesë borxhi nga Lorenci, ndaj kompanisë “Sunflower”.

Ndërkaq Prokuroria e Bergamos ka marrë një masë parandaluese për sekuestrimin e pasurive të italianit në 15 llogari bankare. I njëjti veprim është kryer edhe nga prokuroria shqiptare, duke kërkuar sekuestrimin e pasurisë së Stefano Lorenzit në vlerën e 1.5 milionë eurove, kërkesë e cila u pranua nga gjykata deri në përfundim të hetimeve./abcnews.al.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Së shpejti baba, Visjan Ukcenaj zbulon për herë të parë gjininë e fëmijës
Previous article Bayern Munichen hidhet në sulm për mesfushorin kroat që po shkëlqen në Botëror

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT