Një zjarr i rëndë ka ndodhur në uzinën e përpunimit të gazit në zonën e Ballshit në repartin e Koksit. Si pasojë është lënduar një 53 vjeçar me inicialet Vladimir Ymeri si dhe janë djegur mbetjet toksike të naftës. I plagosuri është dërguar menjëherë për në spital por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetsore.
Zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve të gazit ndërkoh policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


