• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI RAMA-TSIPRAS NË LONDËR/ Bushati: Një MUNDËSI e artë që të vazhdojmë përpara në…
Home
Shqipëri

TAKIMI RAMA-TSIPRAS NË LONDËR/ Bushati: Një MUNDËSI e artë që të vazhdojmë përpara në…

10 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka folur nga Londra, ku eshte pjese e Samitit, ne takimin e pestë te Procesit të Berlinit, mes te tjerash edhe per pakrin me Greqine dhe takimin e pritshem Rama-Cipras.

Takimi vijon sot me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Duke iu përgjigjur interesit të medias për Dialogun e nisur me Greqinë ministri Bushati tha se takimi Rama-Tsipras është mundësi e artë për të përcaktuar linjat e drejtimit që duhet të jepen në këtë proces.

“Ne kemi bërë hapa të qëndrueshëm përpara përsa i përket bisedimeve për një marrëveshje të re për kufizimin e zonave detare, një marrëveshje e re që do të udhëhiqet nga parimet e të drejtës ndërkombëtare publike, në fushën e detit, por mbi të gjitha një marrëveshje e re e cila do të ishte e drejtë dhe e zbatueshme për dy vendet tona. Nuk është një proces i lehtë, ka rezistencë politike në të dyja anët, qoftë në Shqipëri ashtu dhe në Greqi, por besojmë se me vendosmëri dhe vullnet politik të qartë ne në një të ardhme të afërt do të kemi produktet konkrete, qoftë për këtë marrëveshje ashtu dhe për pjesën tjetër që përbëjnë elementët e paketës që ne po diskutojmë me Greqinë”, tha  Bushati.

Ministri tha më tej se rezistenca ka të bëjë më tepër me qëndrime politike si në Shqipëri dhe në Greqi duke u shprehur se segmente të caktuara ose preferojnë status quo ose janë kundër një perspektive të përbashkët evropiane të Shqipërisë dhe Greqisë.
Ministri i Jashtëm theksoi dhe njëherë se përtej afateve që janë folur për përfundimin e marrëveshjes e rëndësishme për momentin që flasim është cilësia e punës së grupeve dhe vetë procesit.

“Është folur shpesh për afate, u përcaktua pranvera, fillimi i vers, vera, vjeshta Afatet janë shumë të rëndësishme sepse janë një mundësi për të mbajtur të motivuar ekipet respektive që punojnë dita ditës për të gjitha marrëveshjet që janë në tryezë, por është më e rëndësishme në këtë moment që flasim, cilësia e punës dhe cilësia e këtij procesi. Besojmë se ndajmë të njëjtin mendim dhe me palën greke, që nuk duhet humbur kohë në këtë proces, sepse problematika tashmë është mbi 70-vjeçare, e stërnjohur dhe të gjitha opsionet janë shqyrtuar në tryezë”, tha Bushati.

Kreu i Diploamcisë u ndal edhe tek çështja e migracionit për të cilën theksoi se :

“Qëndrimi i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i njëjtë. Jemi për aplikimin e parimit të solidaritetit dhe proporcionalitetit, sipas të cilit, secili prej vendeve anëtare të BE dhe vendeve kufitare në këtë fenomen duhet të japin mbështetjen dhe kontributin e tyre për ta kapërcyer këtë krizë”.

Ministri foli më tej dhe për rëndësinë e samitit të Londrës, që për herë të parë solli në tryezën e Procesit të Berlinit çështjet e sigurisë, sundimit të së drejtës dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
Takimi i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet në Varshavë të Polonisë në 2019.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM i mrekullueshëm nga Ballist Morina: I lirë, rroftë shpirti i shqiptarit!
Previous article LAJM I MIRE/ Lirohet nga burgu ISMAIL MORINA, i ndaluar për ngritjen e dronit në stadiumin e Beogradit

g.autor

Postime të ngjashme

MBLIDHET SOT GRUPI I PS/ Në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë Breaking News

MBLIDHET SOT GRUPI I PS/ Në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT