• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U KAP DUKE NDËRRUAR KARTËN E DEPUTETIT/ Panariti: Ne të LSI vendosëm që të votonte Tavo në emër…
Home
Shqipëri

U KAP DUKE NDËRRUAR KARTËN E DEPUTETIT/ Panariti: Ne të LSI vendosëm që të votonte Tavo në emër…

10 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Pas akuzave të hedhura në drejtim të tij nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, për ndërrimin e kartës së deputetit Bitri me atë të Vangjel Tavos në votimin e ligjit për Teatrin, Edmond Panariti jep të vërtetën e tij për ngjarjen.

I ftuar në Ora News, ish-Ministri dhe deputeti i LSI-së tha se pamjet e publikuara nga zoti Balla përkojnë me nisjen e seancës, teksa  votimi ka ndodhur 10 orë më vonë.

Nga ana tjetër ai tha se vendi ku ishte ulur deputeti Bitri  ishte rezervuar për Vangjel Tavon, pasi Bitri nuk ëhstë më pjesë e grupit të LSI-së por deputet i pavarur.

Panariti tha se Bitri duhet të dëshmojë që në momentin që është ulur ka hequr kartën e zotit Tavo dhe ka përdorur kartën e tij të deputetit.

Edmond Panariti: Sa herë i rikthehem kësaj çështje aq më tepër mbushem me përçmim dhe neveri për një inskenim të turpshëm të një situate e cila nuk është ashtu siç transmetohet në atë sekuencë të shkurtër videoje që Balla ndau me opinionin publik. Në rradhë të parë seanca ka filluar në orën 10.

Në momentin që grupi parlamentar i LSI ka zënë vendet në kushtet kur deputeti Robert Bitri nuk është më pasi ka rreth dy javë që është ç’ regjistruar nga grupi, grupi parlamentar vendosi që në vendin e tij të ishte deputeti Tavo.Është praktikë e zakonshme në parlament. Ju mendoni se pozicionet e deputetëve janë rastësore? Parlamenti ka grupe parlamentare, të cilat kanë një pozicion të caktuar. Çdo formacion politik funksionon me logjikën e grupit, gjithësesili ka identitetin e vet por ka dhe një grupim që edhe fizikisht duhet të qëndorjë afër njëri-tjetrit. Në këtë pikëpamje, makineria bosh e zotit Bitrit u zëvendësua dhe u përdor karta identifikuese e deputetit Tavo.

Ky ka qenë fakti që ndodhi në orën 10. Praktikisht aty nuk është zhvilluar proces votimi, e shikoni dorën e Sekretarit të Përgjithshëm që zbaton vendimin e grupit që në makineri të vendoset karta e deputetit Tavo.Kjo ka ndodhur në orën 10, votimi ka ndodhur rreth 10 orë më vonë, rreth orës 8 të mbrëmjes.Prandaj i kërkova zotit Balla të bëjë transparencë të plotë meqenëse ndau me publikun një sekuencë të videos, të transmetojë të gjithë videon. Duket qartë që zoti Bitri u paraqit në seancë dhe u ul në pozicionin që tashmë ishte rezervuar për zotin Tavo.Nuk është se pati kundështi nga ana jonë.Ndaj i bëra apel integritetit të tij, duhet të dëshmojë që në momentin që është ulur ka hequr kartën e zotit Tavo dhe ka përdorur kartën e tij të deputetit.

Ju e dini që ne nuk u përfshimë në votim, nuk kemi qenë as fizikisht sepse shkuam në foltore dhe shprehëm në mënyrë simbolike me kartonat tona mosdakordësinë me ligjin e Teatrit. Duhet vërtetuar realisht çfarë ka ndodhur pas shpatullave tona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BUSHTER TY TE PERDORIN"/ Ish-oficeri në azil, Zagani përplaset me komentuesit në Facebook
Previous article Stefan Radu do largimin, Lazio i ofron rinovimin mbrojtësit Rumun

g.autor

Postime të ngjashme

MBLIDHET SOT GRUPI I PS/ Në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë Breaking News

MBLIDHET SOT GRUPI I PS/ Në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT