• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
UNICEF: Një në katër fëmijë jeton në konflikte apo katastrofa
Home
Jetë

UNICEF: Një në katër fëmijë jeton në konflikte apo katastrofa

10 July, 2018 k.autor Jetë

Një në çdo katër fëmijë në botë jetojnë në kushte konfliktesh apo katastrofash, njoftoi Henrietta Fore, drejtoresha e Fondit Emergjent të Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara (UNICEF).

Duke informuar anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në një mbledhje të organizuar nga Suedia, e cila së fundmi mori presidencën e radhës të këshillit, Fore tha se 535 milionë fëmijë në botë, apo një e katërta e popullatës totale të fëmijëve, jetojnë në kushtet e lartpërmendura.

“Prej tyre, 350 milionë fëmijë janë të ekspozuar ndaj efekteve të konflikteve të armatosura”, tha Fore në mbledhjen e organizuar nën moton “Mbrojtja e fëmijëve sot, parandalon konfliktet nesër”.

Duke përmendur si shembull fëmijët që vuajnë nga konfliktet në Siri, Jemen, Mali dhe Sudanin e Jugut, Fore tha se fëmijët që jetojnë në këto kushte kanë humbur shpresën jo vetëm për ardhmërinë e tyre, por edhe për atë të shteteve të tyre.

– Fëmijët e rekrutuar duhet rehabilituar

Për herë të parë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, anëtarët e pranuan si parim që fëmijët e rekrutuar në zonat konfliktuale janë “viktima” dhe si të tillë, në vend të gjykimit, ata duhet rehabilituar.

Virginia Gamba, përfaqësuese e posaçme e OKB-së për fëmijët dhe konfliktet e armatosura, tërhoqi vëmendjen se 21 mijë shkelje të të drejtave të fëmijëve kanë ndodhur në zonat konfliktuale në vitin 2017.

“Edhe pse shumica e këtyre akteve të poshtra janë kryer nga grupet e armatosura, edhe forcat qeveritare dhe grupet e armatosura të paidentifikuara kanë rol të madh. Këto akte lënë gjurmë të pariparueshme te fëmijët dhe familjet dhe po aq edhe në jetën e bashkësive. Kemi nevojë për përpjekje të përbashkëta unifikuese dhe parandaluese për ta thyer këtë rreth të dhunës ndaj fëmijëve”, theksoi Gamba.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rihanna e tensionuar me Hassan Jameel gjatë pushimeve në Meksikë (FOTO)
Previous article Skedina e gjysmëfinales, parashikimi nga eksperti: Ja si ta luani Francë-Belgjikë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para Jetë

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT” Jetë

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT”

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT