Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, demokrati Genc Pollo nuk i kurseu sulmet për qeverinë ‘Rama’ për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Ai tha se projekti që do të zbatohet nga kompania ‘Fusha’ është kundër ligjit.
Mes të tjerash ai tha se ligji special “Fusha shpk” duhet të përfundojë në kosh, në të kundër tha ai se kryeministri Edi Rama dhe Erion Veliaj do të përballen me shqiptarët.
“Ligji special Fusha shpk, përmes të cilit Kryetari i Qeverisë dhe Kryetari i Bashkisë Lali Edi dhe Lali Eri shkatërrojnë qendrën e Tiranës, kompleksin e Teatrit Kombëtar me trashëgimi historike qendrore të Shqipërisë si dhe i falin truallin shtetëror kompanisë pranë tyre “Fusha” sh.p.k. BE ka të drejtë dhe detyrë që të ndërhyjë në raste të tilla. Madje mund të kërkojë edhe dëmshpërblim. Për këtë arsye, ligji special Fusha SHPK nuk u lejua që të kalonte në komisionin e integrimit, ndaj unë urojë që ky ligj të shkojë në kosh. Nëse dy lalët do ti shkojnë deri në fund do të përballen me reagimin e shqiptarëve ndaj të mirës dhe të keqes”, tha Pollo.


