Komisioni i Pavarur të Kualifikimit ka nisur kete paradite seancen per gjyqtarin Admir Thanza. Gjyqtari eshte i pranishem ne salle, se bashku me avokatin e tij, Theodhori Sollaku. Ai zotëron një pasuri familjare me vlerë rreth 50.5 milionë lekë, ndërkohë që të ardhurat kryesore rrjedhin nga aktiviteti i bashkëshortes si notere.
Sipas KPK: “Ne lidhje me kontrollin e figures DSIK e ka nxjerre se subjekti nuk ka deklaruar procedim penal per nenet 244 dhe 249 ceshtje e pushuar ne vitin 2016. Ka kontakte te papershtatshme me persona te perfshire ne krimin e organizuar. Ai e ka fshehur kete fakt. DSIK konstaton papershtatshmeri per vazhdimin e detyres. Por KPK e rrezon raportin ne pjesen e kontakteve te papershtatshme si jo te bazuar ne prova”.
Ne seance u fol edhe per nje hetim ndaj gjyqtarit nga prokuroria e pergjithshme per korrupsion. Ky hetim eshte mbyllur ne 2016.
Avokati i gjyqtarit, Sollaku tha: Lidhur me kontaktet kriminale, behet fjale per nje kontakt me nje person qe ka qene mik shtepie 20 vjet. Ai ishte ne proces penal, fillon ceshtja pa asnje fakt dhe pa asnje prove mbi bashkeshorten e personit qe po hetohej dhe ajo takohet ne Tirane me bashkeshorten e gjyqtarit dhe pasi pine kafe ajo nxjerr portofolin dhe paguan dhe kjo eshte marre si korrupsion. Per kete nisi hetim prokuroria e pergjithshme dhe hetimet u pushuan me pas edhe per mikun e familjes edhe per gjyqtarin.


