Fytyra e tij esmere e rreshkur u mbulua nga lotët teska tregonte se si kishte dalë për një ecje pasditen e 4 korrikut dhe ishte sulmuar nga një grup të rinjsh duke i thënë atij të kthehej në vendin e tij.
“Nuk mund të ec më”, e nis rrëfimin Rodriguez në spanjisht. “Ndiej kaq shumë dhumbje.”
Në shtator ai do të mbushë 92 vjeç, një jetë e kaluar në fusha duke mbjellë e korrur.
U nis nga Michoacan, Meksikë, për të vizituar familjen e tij në WilloWbrook të Kalifornisë, një qytet në Los Anxheles, tha nipi i tij Erik Mendoza.
“Ai vjen dy herë në vit dhe shëtit nëpër lagje çdo ditë pas drekës, të gjithë njohin e atë tashmë,” tha ai.
“Isha duke ecur kur si fillim një grua me një vajze të vogël për dore me gjuajti me një tullë e më pas u bashkuan e disa të tjerë.
“Nuk më kujtohet se ku e morri atë tullë po më kujtohet që po më gjuante vazhdimisht”, tregon ai.
Gjithçka nisi kur gruaja papritur nisi të bërtasë duke ju drejtuar një grupi njerëzish duke thënë se unë po përpiqesha t’i merrja vajzën.
“Por kjo nuk është e vërtetë,” tha ai përmes lotëve. “Gjatë gjithë jetës sime nuk kam ofenduar askënd e jo më të sulmoj”.
Nipi i tij, Mendoza tregon çastin kur e gjetën: Ishte i mbuluar nga gjaku, e çuam në spital ku ndenji për 5 orë. Ka dy brinjë të thyera dhe nofullën e dalë.
Nuk dimë se kush qenë ata që e sulmuan po kërojmë që të bëhet drejtësi për gjyshin tonë, shprehet ai.
Gepostet von Misbel Borjas am Donnerstag, 5. Juli 2018


