• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LAÇI, QYTETI I ZHDUKJEVE TE MISTERSHME/ Nga nusja që ia mbathi me vello nga dasma tek dy fëmijët e mitur që… (FOTO)
Home
Breaking News

LAÇI, QYTETI I ZHDUKJEVE TE MISTERSHME/ Nga nusja që ia mbathi me vello nga dasma tek dy fëmijët e mitur që… (FOTO)

10 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 34 vjeçar në Laç rezulton i zhdukur prej 4 ditësh, sipas denoncimit të bërë nga i ati në Komisariatin e Policisë së Kurbinit.
Ndërkohë sipas policisë së Kurbinit 34-vjeçari i zhdukur Keisi Elion Hysa, rezulton i shpallur në kërkim nga policia si bashkëpunëtor në një vrasje të ndodhur në vitin 2015 në Sarandë.

Njoftimi i Policisë: 
“Sot më datë 09. 07. 2018, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për humbjen e shtetasit K. H., pasi pranë Komisariatit të Policisë Kurbin ka bërë kallëzim shtetasi S.H., 63 vjeç, banues në Laç, ku pretendon se kanë humbur kontaktet me djalin, shtetasin K.(E).H., 34 vjeç, banues në Laç, që në datën 05.07.2018. Shtetasi i deklaruar i humbur, rezulton person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin të datës 17.07.2015, ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për veprat penale ‘Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim’ dhe ‘Armëmbajtja pa leje’”, deklaron policia e Kurbinit.

Por mbetet ende mister fati i të riut deri në zbardhje të plotë të ngjarjes pasi familjarët mendojnë që i riu mund të jetë vrarë.

Pas kësaj ngjarje Laçin mund ta quajmë si “qyteti i zhdukjeve të personave” të mbetura mister.
Rreth dy muaj më parë në Laç u zhduk një tregtar dhe ende sot e kësaj dite nuk dihet çfarë ndodhi me të.
Në datën 29 prill në Policinë e Laçit u deklarua i humbur shtetasi Fation Fejzillari nga miku i tij i ngushtë, me të cilin edhe tregtonin së bashku perde. Pas një pune disa javore hetimore të mirëfilltë, u bë ndalimi i shtetasit: Aleksandër Fadili, 30 vjeç, banues në Peqin – Elbasan ( shoku i personit të zhdukur i cili ka bërë denoncimin e humbjes së shtetasit F.F.), pasi ky shtetas dyshohet si autori i zhdukjes së shtetasit F.F.
Uniformat blu dyshojnë se Fadili e ka vrarë dhe më pas zhdukur shokun e tij 30-vjeçar, për shkak se tregtari i perdeve humbi kontaktet vetëm një ditë pasi kishte marrë një kredi në bankë dhe me vete kishte një shumë të madhe parash. Trupi i të riut nuk është gjetur ende.

Jo vetëm kronika, në Laç kanë ndodhur edhe “zhdukje aventuriere”. Ngjarja ndodhi në një local dasme në Laç në vitin 2016.
Në kulmin e ahengut nusja e dasmës hoqi vellon dhe ia mbathi nga dritarja e tualetit pa ”nam e nishan”.
Ngjarja befasoi dhëndrin, familjarët e nuses e të gjithë dasmorët që ishin mbledhur për gëzimin e madh por që u shndërrua në trishtim. Nusja fillimisht u fut në tualet pastaj shpërqëndroi shoqëruesen e saj duke i kërkuar ti sillte celularin.
Dhe në këto momente ajo realizi skenarin e saj, duke hequr vellon dhe veshur rroba të tjera, për t’u larguar pa u kuptuar, ka raportuar Tesheshi në atë kohë. Dhe teksa shoqëruesja ka pritur disa momente jashtë tualetit, e shqetësuar nga vonesa e daljes së nuses, ka thirrur të tjerë të afërm, të cilët kanë konstatuar syshqyer e gojëhapur se nusja nuk ishte më aty.
Akti i nuses me shumë mundësi ishte tradhëti bashkëshortore që u finalizua në momentin e fundit.


Dy fëmijë, 9 dhe 10-vjeçarë, motër e vëlla, prej katër ditësh konsideroheshin të humbur nga familja e tyre, pasi prej dates.
Një zhdukje e mistershme që ndodhi në Laç ishte edhe ajo e dy fëmijëve të mitur rom, por që zgjati vetëm disa ditë.
Të miturit, të cilët lypnin nëpër rrugët e Tiranës, ishin denoncuar nga nëna e tyre, Mimoza Qerimi, 32 vjeçe, e cila madje dyshonte se dikush ia kishte rrëmbyer fëmijët për t’i trafikuar.
Ndërkohë pas katër ditësh kërkimesh, mbrëmjen e së shtunës, policia i ka gjetur Erjon dhe Rozita Sopotin, duke lypur tek Kisha e Laçit.
Fëmijët janë identifikuar nga policia e Kurbinit dhe menjëherë është sinjalizuar policia e kryeqytetit. Burime nga policia bënë të ditur se gjatë kallëzimit të saj në polici, Mimoza Qerimi kishte shpjeguar për policinë se me gjithë kushtet e vështira ekonomike, edhe pse fëmijët e saj ishin të detyruar të lypnin në rrugë. Fëmijët janë gjetur në kodrën pranë qytetit të Laçit, aty ku ndodhet kisha, duke lypur.

AlpeNews.al 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SITA" E VETINGUT/ KPK për gjyqtarin Thanza: Ka fshehur lidhjet me një person të përfshirë në...
Previous article Një tjetër legjendë spanjolle në Japoni, Fernando Torres prezantohet tek Sagan Tosu

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT