“Rryshfeti” është një fenomen aq i përdorur në Shqipëri sa shpeshherë është kthyer edhe në rast qesharak.
Duket se përdoret më shumë në rastet e nevojës kur efektivi i policisë rrugore i kap “mat” shoferët që ose janë të dehur, ose me të kuqe ose nuk kanë vënë rripin e sigurimit.
Rasti i sotëm ku një 35 vjecar u kap në flagrancë pasi në makinën e tij u gjenden pjesë këmbimi pa dokumentacionin përkatës, nuk bën përjashtim.
Çfarë ndodhi sot:
Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 35-vjeçar pasi ka tentuar të korruptojë oficerët e Krimit Ekonomik.
Gentjan Kameri, 35 vjeç, banues në Fushë-Krujë, është arrestuar në flagrancë pasi në makinë e tij iu gjetën pjesë këmbimi pa dokumentacionin përkatës.
Rastet në flagrancë:
Nuk kishte vënë rripin, tenton të korruptojë policin
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një person pasi tentoi të korruptonte përmes ryshfetit efektivin e policisë rrugore.
Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Dorian Hima, 48 vjeç nga Memaliaj.
Ky shtetas është ndaluar nga policia për mosvënien e rripit të sigurimit dhe në këtë moment ka tentuar t’i japë një shumë lekësh policit rrugor.
Nuk kishte dokumentat, i jep 500 lekë policit
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një drejtues automjeti i cili ka tentuar t’i japë ryshfet një punonjësi të policisë. Policia ka njoftuar arrestimin e Shpëtim Zeqajt, 33 vjeç, banues në fshatin Xhyherinë në Vlorë, për arsye se ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të treguar dokumentet e mjetit që drejtonte, duke iu drejtuar atyre një kartmonedhë prej 500 lekë, me qëllim për të evituar masën administrative.
Policia ka bërë arrestimin e tij në flagrancë për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Tejkaloi shpejtësinë. Tenton ti japë policit 3500 lekë
I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative për shkeljet e konstatuara, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.
Në unazën e Kavajës, shërbimet e Policisë Rrugore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Besmir Kanani, 29 vjeç, banues Kavajë.
Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore pasi është konstatuar duke bërë gara me shpejtësi me automjetin tip Volkswagen.
Pasi këtij shtetasi i është komunikuar shkelja e konstatuar, ka tentuar ti japë 3500 lekë të reja punonjësit të Policisë, për ti’u shmangur masës administrative.
Policia e Delvinës arrestoi Leo Majkon, 24 vjeç, banues në Delvinë.
Arrestimi i tij u bë në qytetin e Delvinës pranë vendit të quajtur “Ura e Gajdarit”, pasi ky shtetas duke drejtuar mjetin e tij tip Citroen me targë ZZB 5382, ka tentuar ti japë 2000 lekë (të rinj) punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim që t’i shmangej masës administrative pasi po qarkullonte pa rrip sigurimi.
Tenton ti japë 10 euro policit
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë shtetasin A.H, 23 vjeç, banues në Kosovë pasi ka tentuar të korruptojë policin rrugor duke i ofruar ryshfet për t’ju shmangur masës administrative.
“Në kryqëzimin e Rrugës “Sami Frashëri” me Rrugën “Ismail Qemali”, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar një automjet “Land Rover”, të parkuar në kryqëzim dhe në sens të kundërt me atë të lëvizjes. Në momentin që shërbimet i janë afruar mjetit, shtetasi i lartë përmendur ka dalë nga një nga lokalet pranë, duke u prezantuar si drejtuesi i automjetit.
Pasi këtij shtetasi i është kërkuar dokumentacioni i automjetit të parkuar në mënyrë të parregullt, së ashku me dokumentacionin ka tentuar ti japë 10 Euro punonjësit të Policisë, për t’iu shmangur masës administrative”, sqaron policia.
Kalon semaforin me të kuqe, 21 vjeçari tenton të korruptojë me 4 mijë lekë
Tentoi të korruptojë punonjësin e policisë së qarkullimit rrugor, arrestohet Alban Dema. 21-vjeçari ishte duke drejtuar mjetin tip “Opel”, me targë TR 9450 S, tek “Rruga e Elbasanit”, Tiranë dhe ka kaluar semaforin me të kuqe.

Në momentet që efektivët i kanë kërkuar lejen e drejtimit, Dema ke tentuar tu japë 4 mijë lekë ryshfet. Si pasojë e kësaj, 21-vjeçari është arrestuar në flagrancë.
/AlpeNews.al






