Në emisionin “Dita e 8” e gazetarit Alfred Peza, gazetari Enkel Demi, duke folur për largimin e ambasadorëve Lu dhe Vlahutin nga Shqipëria, nxorri në pah, gabimet e tyre themelore sipas tij.
“Ne i kemi koceptuar gjithmonë si mëkëmbësa, pasi që në vitet ’30 ambasadorët kanë qënë shumë të rëndësishëm. Dhe kjo i ka dhënë atyre mundësi që të jenë më aktivë në jetën tonë politike.
Mënyra sesi e trajtojmë ne peshën e tyre i jep dhe atyre rëndësi.
Lu ka bërë një deklaratë të tmerrshme kur permendi “Peshqit e mëdhenj”, nuk duhet ta thoshte kurrë atë. Emrat konkretë që ka dhënë kanë krijuar alarm në politikën shqiptare.
Ndërsa Vlahutin u përfshi më shumë sec duhet në reformën në drejtësi. E rrjedhimisht ne i pamë si palë, pro apo kundër.
Ajo që e dëmtoi shumë Vlahutinin ishte pijari i gabuar, kur përshembull tha se “Më rrezikohet shumë jeta në Shqipëri”.
E kam parë mbi dhjetëra herë që për një kafe ishte e rrethuar me dhjetëra bodyguard.
/AlpeNews.al


