Një automjet është djegur plotësisht pasi ka shpërthyer në flakë në autostradën Tiranë-Durrës.
Ngjarja ka ndodhur pak çaste më parë pranë “QTU”-së, dhe në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse.
Është ende e paqartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin në makinë, apo nëse ka të lënduar.


