• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SUPERMASHTRUESI I TIRANËS/ Mesazhi që e tradhtoi, i premtoi biznesmenit PIRAMIDËN. Sillej si djali i kryeministrit…
Home
Breaking News

SUPERMASHTRUESI I TIRANËS/ Mesazhi që e tradhtoi, i premtoi biznesmenit PIRAMIDËN. Sillej si djali i kryeministrit…

9 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Tiranës la të pandryshuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 41-vjeçarin Klodian Ciruna, i cili akuzohet për mashtrime me pasoja të rënda.

Të paktën vetëm nga kallëzimet e depozituara deri më tani, Ciruna dyshohet se ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit, mbi 800 mijë euro.

Skema e tij e mashtrimit, duke premtuar leje ndërtimi në këmbim të shumave të majme, disa qindra mijëra euro, mund të vazhdonte nëse Ciruna nuk do të përdorte në skenarin e tij, emrat e drejtuesve të lartë të bashkisë së Tiranës, apo djalit të kryeministrit.

Burimet thanë se 41-vjeçari duke shfrytëzuar një kompani ‘call center’ që kishte hapur, u çonte mesazhe telefonike sikur ishin shkruar nga drejtues të lartë të bashkisë, personave që u kishte marrë eurot dhe u kishte premtuar lejet e ndërtimit.

Në këto mesazhe të falsifikuara, viktimat e Cirunës siguroheshin se strukturat e bashkisë ishin duke përgatitur lejet e ndërtimit.

Duke parë se ky lloj mashtrimi po mbante të qetë klientët e Cirunës, ky i fundit mendoi të bëhej edhe më i besueshëm, kur i dërgon një ndërtuesi një mesazh, sikur e kishte shkruar djali i kryeministrit dhe ku ndërtuesit i premtohej se do t’i jepej rikonstruksioni i piramidës dhe disa rrugëve në kryeqytet.

Në këtë moment ndërtuesi ka dyshuar seriozisht dhe pasi ka informuar me mesazh kryeministrin, mori përgjigjen prej tij se ky ishte një mashtrim.

Atëherë ndërtuesi denoncoi Klodian Cirunën, denoncim i cili u pasua edhe me të tjerë persona që ishin mashtruar në shuma të konsiderueshme.

Organi i akuzës beson se përveç personave që kanë depozituar kallëzim, Ciruna ka mashtruar edhe të tjerë të cilët për momentin nuk kanë vendosur ta denoncojnë, ndërsa vetë i arrestuari nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ledion Liço i radhës për t’u larguar nga “Top Channel”? Reagon moderatori: Ky është...
Previous article "Po të han, na çave rikardon", publikohen mesazhet e pista të Encës me një fans

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT