• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRUPI I TOYOTA-ve DHE 3.4 MILIONË EUROT/ Përse u dërguan letërporositë në TRE shtete. Kushërinjtë Vladi ndodhen në… (DETAJET)
Home
Breaking News

GRUPI I TOYOTA-ve DHE 3.4 MILIONË EUROT/ Përse u dërguan letërporositë në TRE shtete. Kushërinjtë Vladi ndodhen në… (DETAJET)

9 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Para disa ditësh u gjetën plot 3.4 milionë euro në dy mjete Toyota në portin e Durrësit, që futeshin për herë të parë në Shqipëri.

Sot: Është rikthyer sërish çështja e bujshme e 3.4 milionë eurove. Kjo pasi Krimet e Renda kanë dërguar letërporosi në Angli, Belgjikë e Gjermani.

Në Belgjikë pasi kërkohet informacion për koncesionarët se ku u blenë Toyotat dhe rrugët që janë kryer kanë qënë kryesisht në Belgjikë.

Nga Anglia për të kaluarën e e vëllezërve Vladi. Kujtojmë se Alfred dhe Elvis Vladi janë dy kushurinjtë që pretendohen të kenë bërë të mundur të gjithë operacionin.

Alfredi u cilësua si “Koka” e grupit, ndërsa Elvisi bënte të mundur kryerjen e proçesit. Të dy ndodhen ende në kërkim. Sipas sistemint “Tims” rezultojnë në Shqipëri por hetuesit dyshojnë se kanë kaluar ilegalisht.

Në Gjermani, kërkohen të dhenat pasi mendohet se aty janë kryer pazaret. Ilir Doçi ishte konçesionari ku u blenë makinat Toyota.

Ilir Doçi

Të arrestuarit dolën para gjykatës më 28 Qershor por veç shoferit 61 vjeçar Agim Çekaj, që dëshmoi dhe tregoi se si kishte devijuar rrugën pas telefonatës, të tjerët nuk kanë deklaruar ende asgjë. 

Rolet:

Edi Cani (Lika), personi që mbante dy mbiemra ishte ai që siguronte makinat. Kujtomë se Cani kishte një servis në Tiranë.

Agim Çekaj, ishte shoferi i kamionit. Deri më tani është i vetmi që ka dëshmuar dhe ka rrëfyer, sipas tij, aq sa di. E megjithatë ky rrëfim ka ndihmuar shumë në zbardhjen e pjesshme të ngjarjes.

Klevis Lika, i biri i Edi Canit shoqëronte shoferin Çekaj në rrugët jashtë vendit, dhe në të njëjtën kohë transportone makinat. Këtë e kuptojmë edhe nga fotot e 20 vjeçarit në rrjetet sociale ku më të shumtat janë me makina luksoze dhe jashtë vendit.

Gjë që ngre dyshimet se këto rrugë nuk janë bërë vetëm dy apo tre herë.

Duket se Edi ia kishte “lënë” përgjegjesinë të gjithën djalit të tij.

Alban Mollaymeri, biznesmeni ose ndryshe personi që fillimisht o konsiderua si “Porositësi X”. Por deri më tani rezulton se Mollaymeri ishte personi që zhdoganonte makinat që vinin nga jashtë.

Veç kësaj, përmes Albanit krijohej “ura lidhëse” e Edi Canit midis dy kushërinjëve Vladi.

Elvis Vladi, ishte ai që ruante të gjithë proçesin, ndonëse ishte nje pjesë e rëndësishme e vetë atij. I dënuar edhe më parë në Angli për trafik kokaine. Elvisi dyshohet se është pjesë e grupeve kriminale.

Alfred Vladi, ose ndryshe “Koka e Grupit”, pretendohet deri në këto moment të jetë porositësi i vërtetë i lekëve.
Nga ai mendohet të ketë lindur ideja e më pas krijimi i “grupit”. Sigurisht, edhe me ndihmën e ngushtë të kushëririt të tij Elvis.

Kujtojmë se Alfredi më parë, quhej Ramiz Vladi por ka ndërruar emrin në gjendjen civile.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I çmendi të gjithë me lëvizjet seksi, por çfarë tha Roberti kur pa skenat në klipin e Nora Istrefit?
Previous article Ylli i Belgjikës pritet të jetë trashëgimtari i Cr. 7 te Real Madrid (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT