• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BANDA E DROGËS NË ITALI/ 3 shqiptarë KAPEN ME 26 KILOGRAMË HEROINË. Kishin lidhje me…
Home
Breaking News

BANDA E DROGËS NË ITALI/ 3 shqiptarë KAPEN ME 26 KILOGRAMË HEROINË. Kishin lidhje me…

9 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një bandë shqiptare qe merrej me trafik droge është goditur në Itali. Tre shqiptarë janë arrestuar dhe një është në kërkim, ndërsa rreth 26 kg kokainë e heroinë u sekuestrua.

Siç raportojnë sot mediat lokale, janë ekzekutuar 7 nga 6 urdhër-arreste të lëshuara nga prokuroria në kuadër të operacionit policor të koduar “Amarcord mbrëmjen e djeshme (8 Korrik) dhe gjatë natës.

HETIMET

Sipas autoritete italiane: Hetimet nisën pas të shtënave që u shënuan më 16 Maj 2015 në parkingun e urgjencës së Spitalit të Ravenna-s. Në atë rast, u arrestuan një tunizian, Abdessalem Aissaoui 40 vjeç dhe italiani Francesco Liuzzi 37 vjeç, për tentativë vrasje ndaj 32-vjeçarit shqiptar Xhevair Gjojdeshi. Të dy të arrestuarit së bashku me një bashkëpunëtor të tretë qëlluan 10 herë kundër shqiptarit, por pa e goditur.

Hetimet e mëvonshme kanë zbuluar se origjina e atij konflikti ka ardhur pas mosmarrëveshjeve mes dy bandave që bashkëpunuan me njëra-tjetrën në trafikun e drogës në Ravenna.

Siç e kanë përcaktuar hetuesit sot, grupet janë dy, të dallueshme nga njëri-tjetri:

E para është një bandë e trafikantëve të drogës (kokainë, heroinë) që përbëhet nga shqiptarët. Kryesisht ata trafikonin në Itali, kokainë nga Shqipëria. Pas importit në Itali, e përpunonin e më pas e shpërndanin te shpërndarësit e drogës. Karabinierët kanë konfiskuar një laborator me mbi 20 kg drogë (heroinë e kokainë), të krijuar në një banesë në zonën “Lido di Classe”.

Banda e dytë, ajo e shpërndarësve, përbëhej nga tunizianë. Këta të fundit shpërndanin drogën kryesisht në qytetin e Ravenna-s, por edhe zonat përreth.

Aktiviteti i dy grupeve ka vazhduar nga viti 2015 deri në vitin 2017. Pastaj erdhën hetimet dhe aksioni ku gjashtë persona u arrestuan:

R.I., 32 vjeç, me kombësi tuniziane;

N.I., 37 vjeç, me kombësi tuniziane;

K.V., 32 vjeç, me kombësi italiane;

A.A., 42 vjeç, me kombësi shqiptare;

E.A., 47 vjeç, me kombësi shqiptare;

I.P., 38 vjeç, me kombësi shqiptare.

Personi në kërkim, një shqiptar, nuk ndodhet në Itali dhe me shumë gjasë ka gjetur strehë në Itali, sipas hetuesve italianë.

Aksioni

Ekzekutimi i masave të arrestit janë kryer mbrëmjen e djerseshe dhe gjatë orëve të natës nga karabinierët e Ravenna-s dhe të Riminit. Operacioni çoi në sekuestrimin e rreth 26 kg drogë dhe 39.000 euro KESH. Para që sipas hetuesve, dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës.

Sipas hetuesve, aksioni është një goditje e madhe ndaj trafikut të drogës në Ravenna dhe dy bandat kishin një profil të rëndësishëm kriminal dhe një qarkullim total prej miliona eurosh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Iva Aliko postoi FOTON nudo, Olti Curri e ''thumbon'' në publik: Si ka mundësi, ne ishim mësuar me...
Previous article AKSIONET E POLICISË/ Ish-Ministri Manjani: Me këtë qeveri mund të bësh hashash por jo...

g.autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT