• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIKTIMAT QE VDIQEN DUKE KALUAR RRUGEN/ Aksidentet FATALE të nënave me fëmijë dhe shoferët që u larguan… (FOTO+VIDEO)
Home
Breaking News

VIKTIMAT QE VDIQEN DUKE KALUAR RRUGEN/ Aksidentet FATALE të nënave me fëmijë dhe shoferët që u larguan… (FOTO+VIDEO)

9 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje rëndë ndodhi në Elbasan ditën e sotme ku një automjet përplasi, teksa kalonte rrugën tek vijat e bardha, një grua të re bashkë me foshnjën e saj. E reja dhe foshnja ndodhen në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Durrës rreth një vit më parë.
 Çfarë njoftoi policia:
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Durrësit, por fatmirësisht pa pasoja të rënda. Një makinë ka përplasur një grua së bashku me foshnjën e saj. Fatmirësisht nëna dhe foshnja nuk kanë pësuar lëndime. Ato janë dërguar në spitalin e Durrësit, për të marrë trajtimin e nevojshëm. Sakaq, policia e Durrësit ka ndaluar drejtuesin e mjetit, si dhe po kryhen veprimet hetimore në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Por në shqipëri numërohen shumë raste në të cilat, aksidente të tilla kanë përfunduar fatale ku viktima janë shënuar nëna, fëmijët, ose në rastet më të kqija të dy.
Një nga më të rëndat është ai i vitit 2012 që ndodhi në Golem ku i mori jetën një nëne të re dhe foshnjes së saj 5 muajshe.

Nëna 28 vjeçe Violeta Metani me foshnjën e saj 5 muajshme në krah ka tentuar të kalojë autostradën kur është përplasur nga makina tip Benz me targa Angleze. Viktimat u dërguan menjeherë në Spitalin Rajonal të Durrsit por pa shpresë për jetën pasi dëmtimet e marra nga përplasja me mjetin kanë qenë tepër të rënda.

Një aksident jo më pak i rëndë ka ndodhur në segmentin rrugor Elbasan-Librazhd ku një fëmijë 2 vjeç, gjeti vdekjen e menjhërshme, dhe dy të tjerë bashkë me nënën u plagosën rëndë.  Nëna 26-vjeçe po tentonte të kalonte rrugën në zonën e quajtur Xibrakë kur u përplas nga një mjet tip “Benz”, drejtuesi i të cilit u arrestua pak pas ngjarjes.

Një rast i tillë u shënua edhe në Itali ku për vdekje u aksidentua një 40-vjeçare shqiptare nënë e 5 fëmijëve.  Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Puegnago të Breshias. Shqiptarja e identifikuar si Elvira Hoxhaj, 40 vjeçe ishte dërguar me urgjencë në spital, por nuk kishte shpëtuar.  Autori i aksidentit, një italian 40-vjeçar është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke e lënë shqiptaren në rrugë. Ai është vënë në pranga pak orë më vonë nga policia, që u vu menjëherë në ndjekje të tij.

Nuk mundtë fshijmë kurrë nga kujtesa aksidentin e tragjik që ndodhi në kryeqytet rreth dy vite më parë ku nëna që sakrifikoi jetën për dy fëmijët e saj mbeti e pajetë në mes të rrugës.
Ajo ishte Dhurata Prifti, sportiste e njohur e klubit “Studenti”. Sipas dëshmitarëve, që rrëfejnë tmerrin e asaj çfarë kishin parë, nëna 37 vjeç kishte mbrojtur me trup fëmijët, duke i dalë para makinës dhe shpëtuar ata. Autori u largua me shpejtësi pas ngjarjes.

 

AlpeNews.al 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Rekordet tuaja i thyej me 1 snap", Enca LË me gisht në gojë këngëtarët shqiptarë (FOTO)
Previous article SHTËPIA E FEMRAVE "FATALE"/ Brenda botës së errët të vrasëseve kolumbiane (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT