• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROJEKTLIGJI PËR GJYQTARËT DHE PROKURORËT/ Nga emërimet deri kompetencat e ndryshuara në…
Home
Shqipëri

PROJEKTLIGJI PËR GJYQTARËT DHE PROKURORËT/ Nga emërimet deri kompetencat e ndryshuara në…

9 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Maxhoranca do të diskutojë sot në Kuvend një projektligj “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Nismë, e cila do të lejojë Shkollën e Magjistraturës të emërojë magjistratët e rinj, edhe pse nuk është miratuar ende Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

“Për shkak të moskonstituimit të institucioneve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, në veçanti të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Shkolla e Magjistraturës aktualisht ndodhet në pamundësinë e organizimit të provimit të pranimit për kandidatët për magjistratë, por edhe të mosemërimit të kandidatëve për magjistratë, që janë diplomuar në muajin qershor të vitit 2018”, thuhet në raportin e Komisionit të Ligjeve. Ndryshimet e propozuara janë dispozita kalimtare, të cilat tentojnë të zhbllokojnë punën e Shkollës së Magjistraturës.

“Tashmë, këto dispozita kalimtare e kanë kryer efektin e tyre ligjor për dy vite akademike dhe nuk ndihmojnë në zgjidhjen e çështjes për vitin akademik 2018-2019. Në rrethana të tilla – meqenëse ende nuk janë krijuar Këshillat (KLGJ/KLP), të cilat ngarkohen nga ligji për të shpallur numrin maksimal të kandidatëve për magjistratë që do të pranohen në formimin fillestar për vitin e ri akademik – përderisa ligji parashikon disa afate, të cilat fillojnë në muajin janar dhe që detyrojnë organet përkatëse, Këshillat (KLGJ/ KLP) dhe Shkollën e Magjistraturës për të ndjekur të gjithë hapat e nevojshëm, lidhur me organizimin dhe zhvillimin e provimit; duke qenë se ligji nuk lejon zhvillimin e provimit të pranimit, jo më vonë se muaji prill dhe shpalljen e listës së fituesve, jo më vonë se data 15 maj; duke marrë në konsideratë se ngritja e Këshillave nuk është bërë ende e mundur dhe nuk mund të parashikohet cili mund të jetë afati i krijimit të tyre”, evidenton raporti i Komisionit të Ligjeve.

Si mekanizëm zhbllokues për magjistratët e rinj, maxhoranca propozon që emërimi i tyre në detyrë të bëhet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, një nga strukturat më të sulmuara nga politika shqiptare. “Në kushtet kur Këshillat nuk janë krijuar ende dhe kandidatët, që do të diplomohen në vitin 2018, nuk mund të emërohen dhe as të caktohen në pozicion, u vlerësua se e vetmja zgjidhje do të ishte marrja e iniciativës legjislative për të bërë një ndryshim në një prej dispozitave ligjore të ligjit nr. 96/2016, në mënyrë që të lejojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorin e Përgjithshëm të emërojë dhe caktojë në pozicione kandidatët magjistratë të diplomuar, deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, thuhet në raportin e Kuvendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jep dorëheqjen sekretari britanik për Brexit, letra për kryeministren: Nuk besoj se…
Previous article Vazhdojnë reshjet rekord në Japoni, mbi 100 të vdekur (VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

LARGIMI I KOÇEKUT/ Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit Politikë

LARGIMI I KOÇEKUT/ Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit

"ZVËRNECI U BË PJESË E NJË LUFTE IDEOLOGJIKE"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner dhe hija e vjehrrit të tij Politikë

"ZVËRNECI U BË PJESË E NJË LUFTE IDEOLOGJIKE"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner dhe hija e vjehrrit të tij

"SHPËRBLEHEN NGA VIDEOT DRAMATIKE"/ Rama për influencerët: Janë bërë parellinj me shale e kremra, shkojnë në protestë se është trend Breaking News

"SHPËRBLEHEN NGA VIDEOT DRAMATIKE"/ Rama për influencerët: Janë bërë parellinj me shale e kremra, shkojnë në protestë se është trend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT