Vidhet një Bens në fshatin Rrasë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar. H. Bajrami 52 vjeç kishte parkuar mjetin tip Benz në afërsi të banesës së tij, por hajdutët kanë mundur ta hapin dhe ta marrin.
Kur është zgjuar në mëngjes, pronari nuk e ka parë më Benzin në afërsi të banesës. Ai ka njoftuar policinë e cila po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Rrasa është një fshat në perëndim të Belshit dhe lidhet me rrugë me disa qytete siç janë Lushnja, Peqini, Belshi etj. Ndaj dhe hajdutët e kanë pasur të lehtë të zhduken në drejtim të paditur.


