• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kufiri detar “TRANSFEROHET” në Londër/ Çfarë pritet nga takimi Rama-Tsipras të martën…
Home
Shqipëri

Kufiri detar “TRANSFEROHET” në Londër/ Çfarë pritet nga takimi Rama-Tsipras të martën…

8 July, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Kryeministrat Edi Rama e Aleksis Tsipras pritet të takohen në Londër të martën në kuadër të procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë vende të Ballkanit Perëndimor dhe vendet kryesore evropiane.

Mediat greke shkruajnë se ata do të kenë në fokus të bisedës mes tyre negociatat dhe finalizimin e një marrëveshjeje për kufirin detar.

Por në Athinë, reagimet ndaj marrëveshjes së qeverisë Cipras me Maqedoninë për çështjen e emrit kanë qenë të ashpra. Opozita dhe faktorë të tjerë politikë e kanë quajtur tradhti kombëtare. Kjo sipas analistëve ne Greqi e kanë vendosur Athinën zyrtare në një pozicion aspak komod sa i takon bisedimeve me Shqipërinë.

Qeveria e koalicionit Syriza dhe Grekët e Pavarur kanë pasur përplasje të shoqëruara me reagime të ashpra ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe Cipras duket se nuk ka forcën e duhur për të mbështetur një marrëveshje me Shqipërinë, e cila do të shkaktojë reagime të reja, sidomos për të ashtuquajturin Epir i Veriut, një çështje që prek mijëra votues kryesisht në këtë zonë, qytetarë që  kanë marrë shtetësi greke.

Brenda partisë së Syrizës deputetë të zonës së Epirit kanë shprehur pakënaqësi për reagimet e fundit të Ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias se Epiri i Veriut i përket një vendi sovran e të pavarur dhe është qesharake të thuhet se i përket Greqisë.

Por burime diplomatike bëjnë me dije se kësaj pengese i shtohet dhe pengesa e palës shqiptare, shkruan Vizion Plus. Çelja e negociatave në verën e vitit të ardhshëm, nuk sjell  nxitje të veçantë për të arritur një marrëveshje mes dy vendeve.

Në Greqi ekzistojnë dyshime të forta nëse marrëveshja për demarkacionin e kufijve detarë, do të jetë një pakt ku do të dalin të fituar të dyja palët.

Brenda koalicionit qeverisës grek  janë vendosur pikëpyetje për parimet dhe dispozitat e Konventës mbi të Drejtën e Detit dhe në veçanti për bazën e llogaritjes së ndikimit  të reduktuar të ishujve, marrë shkas nga ishulli i Othonit për mospranimin e vijës së mesme.

Megjithatë ministri i jashtëm grek Kocias është treguar optimist për finalizimin e negociatave brenda verës. Edhe Tirana zyrtare ka pohuar se palët vijojnë diskutimet dhe se ato kanë shënuar progres.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR MASIV NË LOKAL/ 22 vjeçari SHQIPTAR tenton të VRASË rumunin. Dyshohet se...
Previous article ANRI BALA/ Opozitarizmi me bëmat tuaja, quhet sharlatanizëm!

F.autor

Postime të ngjashme

“E VË RAMËN DHE SHQIPËRI NË QENDËR TË VËMËNDJES”/ Agjencia turke analizon samitin e NATO-s në Tiranë Breaking News

“E VË RAMËN DHE SHQIPËRI NË QENDËR TË VËMËNDJES”/ Agjencia turke analizon samitin e NATO-s në Tiranë

“MË PËLQEN SHUMË BLUZA QË KE VESHUR”/ Neomalsorja zbulon për herë të parë si nisi krisja me Ramën Politikë

“MË PËLQEN SHUMË BLUZA QË KE VESHUR”/ Neomalsorja zbulon për herë të parë si nisi krisja me Ramën

ÇFARË NDODHI? Gjiknuri largohet nga komisioni i ligjeve, Ulsi Manja: Ik merru me Oerdin... Politikë

ÇFARË NDODHI? Gjiknuri largohet nga komisioni i ligjeve, Ulsi Manja: Ik merru me Oerdin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT