Vajza sirianë që mbante kanaçe në vend të gjymtyrëve , merr proteza për këmbët.
Një vajzë 8-vjeçare siriane bëri që bota të përlotej kur u publikua një foto e saj teksa ecte me kanaçe në vend të këmbëve.
Maya Merhi, e lindur pa këmbë për shkak të një mutacioni gjenetik, kishte jetuar me të atin në një kamp refugjatësh pasi ishin detyruar të largoheshin nga shtëpia e tyre në Aleppo.
Teksa largohej për në rajonin veriperëndimor të Idlibit, Maya u fotografua duke u përpjekur të kombinote kanaçen e një konserveje peshku me një kuti kartoni për të mundur të ecte.
Njësoj si babai i saj Mohammad, i cili vuan nga i njëjti çrregullim gjenetik këmbët e improvizuara e mbronin atë nga nxehti dhe papastërtitë.
Me këmbë e improvizuara, Maya mundte të dilte jashtë tendës e madje mund të shkonte në shkollën e kampit.
Pas fotografive që u përhapën në mbarë botën, fondacioni “Gjysmëhëna e Kuqe Turke” mundësoi çuarjen në Stamboll për ta trajtuar.
“Ajo është duke buzëqeshur, në shëndet të mirë, duke mësuar të ecë”, tha Dr Mehmet Zeki Culcu, një specialist i prostetikës që i ofroi falas trajtimin që i ndryshoi të jetës.
Culcu tha se mund të zgjasë deri në tre muaj që ajo të fillojë të ambientohet, por një gjë është e sigurt, ajo do të ecë.
From tuna cans for legs to prosthetic limbs
From using tuna cans for legs to receiving prosthetic limbs. Meet the 8-year-old Syrian girl whose plight touched the world.
Gepostet von Al Jazeera English am Samstag, 7. Juli 2018


