Misioni i nisur sot në mëngjes për të nxjerrë nga shpella 12 fëmijët e një skuadre futbolli dhe trajinerin e tyre duket se do të marrë kohë.
Kanë kaluar 2 javë dhe frika nga reshjet detyroi autoritetet të ndërmerrnin më emergjencë operacionin.
Kryeministri i vendit Prayuth Chan-ocha ka plnifikuar të vizitojë shpellën nesër.
“Pë rata 13 njerëz të ngecuar aty poshtë, uroj që operacioni të jetë sa më i suksesshëm.”, u shpreh ai.
Shefi i operacioni të shpëtimit , Anmar Mirza tha se procesi po has dy probleme kryesore:
1. Shpella është shumë komplekse për shkak të matërialeve shkëmbore dhe largësisë nga pika më e afër e hyrjes që shkon deri në 10 kilometër.
2. Tuneli që shërben si rrugë kalimi është shumë i ngushtë.
“Jeta e tyre është në rrezik dhe operacioni kërkon kohë, shpresojmë që Zoti të jetë me ne “ u shpreh shefi i operacioni të shpëtimit , Anmar Mirza.




