• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Tailandë, nis operacioni për nxjerrjen e 12 djemve nga shpella
Home
Jetë

Tailandë, nis operacioni për nxjerrjen e 12 djemve nga shpella

8 July, 2018 k.autor Jetë

Nis operacioni i shpëtimit në Tailandë i Navy Seals për të nxjerrë jashtë shpellës 12 djemtë e bllokuar prej dy javësh së bashku me trajnerin e tyre.

’Sot është D-day dhe djemtë janë gati për të përballuar çdo sfidë’, ka thënë për gazetarët shefi i operacionit Narongsak Osotanokor. Në zonë kanë filluar shirat dhe kjo ka shtyrë skuadrat e shpëtimit, që do ndihmojnë në nxjerrjen jashtë të futbollistëve, të përshpejtojnë operacionin.

Djali i parë që do të nisë udhëtimin drejt lirisë është një 14 vjecar, i pari nga djemtë e zgjedhur nga forcat e ushtrisë dhe të forcave të shpëtimit. Është nga ata më të fuqishmit dhe prandaj është zgjedhur pikërisht i pari për këtë dalje të mundimshme.

Në zonë kanë filluar shirat

Në zonën rreth shpellës Tham Luang ka filluar shiu edhe pse jo me vrullin dhe intensitetin e madh që e karakterizon këtë zonë, duke rrezikuar që shpella të mbulohet sërish me ujë.

Duke njoftuar për lirimin blitz të tyre, përgjegjësit e operacionin thanë që është e nevojshme ta bëjnë tani për shkak të përkeqësimit të situatës nga shirat që priten të vijnë.

Dalja nga shpella do të bëhet në më të shumtën e rrugës në këmbë

‘Pjesa më e madhe e rrugës për të dalë nga shpella do të bëhet në këmbë dhe niveli i ujit tani është më i ulëti i ditëve të fundit’, sqaron
Guvernatori Narongsak Osatanakorn, përgjegjës i operacionit, i cili nuk ka specifikuar se për sa metra fëmijët do të zhyten në ujë.

Dalja prej andej do të zgjasë disa ditë

Operacioni I shpëtimit do të zgjasë disa ditë dhe kjo varet edhe nga moti, thonë përgjegjësit e operacionit.
Djali I parë që do të dalë nga shpella pritet të jetë në ‘liri’ jo më parë se ora 16 me orën tonë e ditës së sotme. Do të jenë rreth 18 zhytës profesionist në ndihmë të djemve. Cdo fëmijë do të ketë dy zhytës në dispozicion të cilët do të jenë të lidhur mbas një kavoje. Mes zhytësve 13 janë të huaj dhe 5 tajlandezë. Nxjerrja jashtë e djemve ka nisur në orën 10 (ora lokale) ora 5 me orën tonë. Operacioni do të zgjasë 11 orë për çdo fëmijë. Për operacionin janë vënë në dijeni të gjithë familjarët e djemve dhe shpëtimi do të jetë tek e tek.

Gazetarët janë spostuar rreth 2 km nga hyrja e shpellës rreth orës 4 me orën tonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përfundon vizita e sekretarit amerikan në Korenë e Veriut, zbardhen detajet e bisedimeve
Previous article KAPET GRUPI I KONTRABANDËS NË KORÇË/ Si fusnin produkte fshehurazi DY DOGANIERËT. Policia i...

k.autor

Postime të ngjashme

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore! Jetë

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore!

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën Jetë

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën

PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus Jetë

PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT