• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Banka e Shqipërisë: Kthimi në normalitet ekonomik shtyhet për në vitin 2020
Home
Ekonomi

Banka e Shqipërisë: Kthimi në normalitet ekonomik shtyhet për në vitin 2020

8 July, 2018 k.autor Ekonomi

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se analiza e saj e fundit parashikon ” kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2020″ nga viti 2019 që sugjerohej nga analiza e mëparshme.

Banka e Shqipërisë pati vetëm fjalë të mira për ecurinë e ekonomisë gjatë muajve të fundit në deklaratën për shtyp të Këshillit Mbikëqyrës të mërkurën më 4 korrik. Por përveç fjalëve të mira, BSH theksoi se zhvillimet pozitive aktuale do të mundësojnë ” kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2020″.

“Bazuar në trendet aktuale të zhvillimit dhe në faktorët mbështetës të tyre, Banka e Shqipërisë pret rritje të mëtejshme të aktivitetit ekonomik dhe shfrytëzim më të mirë të kapaciteteve prodhuese në horizontin afatmesëm. Këto zhvillime do të ndihmojnë në një rritje më të shpejtë të pagave dhe të kostove prodhuese, duke mundësuar kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2020,” deklaroi në emër të Këshillit Mbikëqyrës të BSH Guvernatori Gent Sejko.

Parashikimi i mëparshëm i shprehur në deklaratat e Këshillit Mbikëqyrës në fund të vitit të kaluar, thoshte se inflacioni pritej të kthehej në objektiv “gjatë gjysmës së dytë të vitit 2019”. Kjo është e disata herë që “kthimi i inflacionit në objektiv” shtyhet në kohë.

Në vitin 2013, kur qeveria shqiptare miratoi një plan për rimëkëmbjen ekonomike në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar, parashikimi ishte rikthim në normalitet në vitin 2016 ndërsa më pas, kjo u ndryshua duke u shtyrë vazhdimisht. Përgjatë të gjithë kësaj kohe, Banka e Shqipërisë ka theksuar në deklaratat e saj se “zhvillimet ekonomike kanë qenë pozitive”, por ky pozitivitet nuk ka ka arritur të kthejë inflacionin në objektiv. BSH synon që inflacioni në Shqipëri të luhatet rreth kuotës 3%, gjë që nënkupton një rritje ekonomike në terma realë rreth 4% dhe në terma nominalë rreth 7%. Një ecuri e tillë nënkupton gjithashtu që pagat nominale në ekonomi të rriten me 5 apo 7% në vit, gjë që në fakt nuk ka ndodhur.

Rritja ekonomike reale në tremujorin e parë të këtij viti ishte sipas Institutit të Statistikave 4.45%, shifër kjo ndjeshëm më e lartë se sa objektivi, por BSH thekson në analizën e saj se kjo rritje ekonomike në tremujorin e parë është shkaktuar në veçanti nga rritja e prodhimit dhe eksportit të energjisë elektrike. Prodhimi i energjisë elektrike është i luhatshëm në varësi të rreshjeve në Shqipëri dhe për rrjedhojë, nuk interpretohet si tregues i rritjes ekonomike.

Nga ana tjetër, inflacioni vjetor në muajin maj ishte 2.1%, shumë më poshtë se sa objektivi prej 3% dhe inflacioni normal që duhet të krijohet nga një rritje ekonomike e shëndoshë si ajo e raportuar në tremujorin e parë. Por edhe rritja e inflacionit gjatë viteve të fundit duket se nuk është e njëtrajtëshme. Të vetmet produkte që kanë njohur rritje të konsiderueshme janë frutat dhe perimet si dhe çmimet e produkteve të administruara si shërbimi i furnizimit me ujë. Ky nuk është nga ato lloj inflacionesh që konsiderohet se janë shkaktuar nga “rritja e kërkesës konsumatore”.

Shqipëria nuk ka njohur rritje të qenësishme të pagave që nga viti 2012, gjë që ka sjellë rritje të dobët të konsumit të popullsisë dhe presione të dobëta inflacioniste nga ana e kërkesës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BISEDIMET PRISHTINË-BEOGRAD/ Nëpërmjet FSK-së, Serbia e komplikon dialogun
Previous article OPERACIONI I POLICISË/ Si u kapën në flagrancë 3 SHOFERËT nga Dibra. Po transportonin...

k.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT