• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMI I TË “FORTIT” TË DHËRMIUT/ Si i futi në “mesele” 3 shokët e tij. Rei Vrapi ishte duke…
Home
Breaking News

ARRESTIMI I TË “FORTIT” TË DHËRMIUT/ Si i futi në “mesele” 3 shokët e tij. Rei Vrapi ishte duke…

8 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një i ri ka rënë në prangat e Policisë së Himarës, pasi është kapur duke lëvizur me armë zjarri. Policia ka arrestuar shtetasin Rei Vrapi, 21 vjeç, i cili ka qenë duke udhëtuar si pasagjer në një mjet tip ‘BMW X5’, së bashku me tre persona të tjerë.

Gjatë kontrollit fizik, të riut i është gjetur një armë zjarri e markës TT me një kreher dhe 7 fishekë. 21-vjeçari është arrestuar, ndërsa janë shoqëruar edhe tre personat e tjerë që ndodheshin me të në makinë.

Policia arreston në flagrancë një 21 vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. Shërbimet e Policisë në Dhërmi kanë marrë informacion se një i ri po lëvizte me armë zjarri me vete, si pasagjer në një automjet BMV X5.

Policia menjëherë ka organizuar punën, ku rreth orës 23.00, në fshatin Dhërmi, bashkia Himarë, në lagjen “Gjilek”, është konstatuar mjeti që dyshohej se lëvizte personi që kishte armë me vete.

Gjatë kontrollit fizik të bërë shtetasit Rei Vrapi, 21 vjeç, banues në Vlorë, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë materiale një armë zjarri e markës TT me një kreher me 7 fishekë.

Ky shtetas ishte duke udhëtuar si pasagjer në automjetin e markës BMW X5 me pronar shtetasin R.S., 22 vjeç, banues në Vlorë. Në automjet udhëtonin edhe 3 persona të tjerë, të cilët së bashku me automjetin janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë për veprime të mëtejshme hetimore.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Rei Vrapi, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municoinit”, ndërsa personat e tjerë janë lënë të lirë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AXHENDA NDËRKOMBËTARE 08/07/2018/ Çfarë ndodh sot në botë: Nga konferenca e OKB te...
Previous article “Nëse Ronaldo transferohet te Juventusi, do publikoj fotot nudo”, bukuroshja shqiptare “çmend” rrjetin

g.autor

Postime të ngjashme

FLUKSI I PUSHUESVE PARALIZON RRUGËT NË LEZHË/ Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore Aktualitet

FLUKSI I PUSHUESVE PARALIZON RRUGËT NË LEZHË/ Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË FIER/ Flakët përfshijnë pyllin e Trodhenit, era e fortë vështirëson ndërhyrjen! Nis operacioni nga ajri për izolimin e vatrës Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË FIER/ Flakët përfshijnë pyllin e Trodhenit, era e fortë vështirëson ndërhyrjen! Nis operacioni nga ajri për izolimin e vatrës

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter Aktualitet

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT