Java që sapo lamë pas kishte të bënte me shumë zhvillime politike, por dhe jo vetëm.
Në tre prej seancave të mbajtura në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit u shqyrtuan tre dosjet për ekzaktësisht: Kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Znj.Arta Marku, gjyqtaren e Tiranës, Znj.Alma Brati, dhe gjyqtarin e Tiranës, Luan Kaloçi.
Dy dosjet e para kaluan me sukses të gjashtë shtyllat e Vetting-ut, duke bërë të mundur kështu ecurinë e Markut dhe të Bratit sa i përket pozicioneve që kanë.
Ndërsa Gjyqtari Kaloçi nuk i kaloi hapat e Vetting-ut për disa arsye të lidhura me pasurinë.
POR KUSH DO TË JETË NË “SITË” KËTË JAVË?
ALPENeës.al raporton se këtë javë do të shqyrtohen dosjet e:
10 Korrik 2018 (e martë)
Kostaq Beluri, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Trupa Gjykuese: Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici
Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë
Trupa Gjykuese: Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici
11 Korrik 2018 (e mërkurë)
Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë
Trupa Gjykuese: Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu, Pamela Qirko
/AlpeNews.al


