Një operacion i “Guardia Di Finanza”-s (THEMIS 2018) në brigjet e Santa Luçia Solento vuri në pranga tre persona, dy skafistë nga Vlora që kishin ambalazhuar në 49 pako të vogla dhe të mëdha marijuanë të gatshme (me sasi 1 TON) dhe një italian 65-vjeç, pakot ishin të marra nga qyteti i Vlorës.
Lajmi për Operacionin “THEMIS 2018” (1)
E gjithë ngjarja ndodhi kur një lajmërim i mëparshëm për këtë skaf mbërriti në Zyrën e Kufirit Detar të Puglia-s lidhur me një sasi droge e cila kapte shifrën mbi 10 milionë euro.
Në momentin e finalizimit të operacionit u kapën dy shqiptarët (që ishin të maskuar si turistë të përhershëm në brigjet e Solentos) dhe një 65-vjeçar italian i cili mësohet se kishte rolin e “siguruesit” të produktit.
Jo vetëm kaq. Shqiptarët, inicialet e të cilëve janë A.M – 34 vjeç dhe E.A – 30 vjeç kishin kohë që bënin këtë itenerar rruge nga brigjet e Jonit (Vlorë) deri në brigjet e ishullit të Santa Luçias në Solento. Mësohet nga ANSA.it dhe raporti i publikuar i “Guardia Di Finanza” se dy vlonjatët kishin lidhje edhe me disa shpërndarës të fuqishëm droge.
VIDEOJA NR.1 E OPERACIONIT
ROLI I DY VLONJATËVE
Ashtu siç e konfirmon ANSA.it dhe disa gazeta-online të qytetit të Puglia-s shqiptarët kishin rolin e dy turistëve që me qira merrnin disa herë skafe të vegjël dhe ankoroheshin në porte jahtesh në Puglia nga ku bënin në fshehtësi edhe paketimin e produktit (lënda narkotike – marijuanë).
Emri i tyre nuk është bërë akoma i ditur, por mësohet se autoritetet kanë raportuar për një grup më të madh se kaq.
“Nuk duam të bëjmë asgjë publike pa zbuluar se kush janë porositësit e vërtëtë dhe kush e ka bërë porosinë e dërgesës së sotme”, shprehet kreu i operacionit “THEMIS 2018”.
VIDEOJA NR.2 E OPERACIONIT
/AlpeNews.al




