• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RASTET E “ÇUDITSHME” TË SULMEVE/ Nga 70-vjeçari i sulmuar nga LOPA deri tek djali që shpëtoi nga UJKU në oborr
Home
Breaking News

RASTET E “ÇUDITSHME” TË SULMEVE/ Nga 70-vjeçari i sulmuar nga LOPA deri tek djali që shpëtoi nga UJKU në oborr

7 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Që rastet e rreziqeve nga kafshët shtëpiake dhe ato jo-shtëpiake tek qytetarët janë rritur, kjo nuk do siç i thotë populli “as mend dhe as kalem”.

Rasti i ditës së sotme ku një 36-vjeçar nga qyteti i Kukësit u sulmua fizikisht nga një ari në një zonë të thellë në mal tregon se në Shqipëri duhet të bëhët më tepër lidhur me sigurinë e kafshëve, dhe të punëtorëve të thjeshtë, ashtu siç ishte edhe rasti i Shehap Dafkut.

Lajmi i Plagosjes nga Ariu (1)

Por sa raste të këtilla ka patur kohët e fundit, dhe që na bën të shqetësohemi lidhur me sigurinë e punës dhe të përditshmërisë tonë.

ALPENews.al do t’ju listojë disa nga rastet më të rrezikshme që kanë përfunduar me plagosje të rëndë, dhe shtrime në spitale për të sulmuarit.

Rasti i Parë – 2014

Një djalë 14-vjeç nga fshati Istog i Kosovës ka fituar një “betejë” të rrezikshme për jetën e tij me një ujk. Në gjendje për të mos dalë nga ambjentet e shtëpisë, ai ka vendosur të përballet me kafshën e rrezikshme (dhe që njihet edhe si ngrënëse e qenieve humane) ai e ka vrarë atë. Ujku i ishte sulur djalit, por nuk ia ka dalë.

Rasti i Dytë – 2017

Ndoshta më rasti më fatal. Vetëm 1-vjeçe, vajza shqiptare kishte dalë të luante në oborr kur dy qen të llojit Pitbull e kanë sulmuar vajzën duke e çuar atë drejt vdekjes. Fotot e Policisë Italiane asokohe bënë xhiron e medieve ballkane si një prej rasteve më të rrezikshëm në histori.

Rasti i Tretë – 2017

Tre raste në 2017 sulmesh nga ariu.

73-vjeçari nga Kukësi ka qenë duke ujitur një pjesë të tokës së mbjellë ku ka rënë pre e sulmit nga ariu.

Ndërkohë po në 2017-ën Fasli Karaxha, 45-vjeç i cili ka rrëfyer vetë tmerrin e përballjes me ariun.

Deklarata e Karaxhës:

“Unë kam qenë në bjeshkën e fshatit, duke kullotur tufën time të bagëtive. Ne e dinim që arusha apo ariu mund të na bënte dëme në blegtori, por që të na ngacmonte edhe ne, jo. Në bjeshkën tonë bari është shumë i madh dhe kur e pashë në fillim mu duk e vogël, por kur mu afrua pas shpine u tremba shumë.

Fatmirësisht isha me qenin e tufës së deleve dhe ai më ndihmoi shumë. U ndeshëm, pasi e kapa nga veshët dhe e vura poshtë, por ishte shumë e madhe dhe falë ndërhyrjes së qenit mu largua.

Më ka goditur në dorën e djathtë dhe kam pasur shumë gjakderdhje. Menjëherë kam njoftuar infermierin dhe kam përfunduar në spital. E them me bindje se, kafshët e egra janë shtuar, pasi edhe moratorium i gjuetisë ka ndikuar për shtimin e tyre. Kam përjetuar një frikë të paparë”-është shprehur Fasliu.

Rasti i Katërt – 2018

Një rast po prapë i çuditshëm është edhe i një 70-vjeçari nga qyteza e Rrogozhinës i cili është dëmtuar fizikisht nga lopa.

Djali i 70-vjeçarit të plagosur nga lopa

Në lajmërimin e Policisë thuhej:

“Më datë 27. 06. 2018, në fshatin Okshtun Zambish Rrogozhinë, në afërsi të banesës, duke ruajtur bagëtitë shtetasi Sh. S., vjeç 70, banues në Rrogozhinë, është goditur nga një bagëti e trashë dhe për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekut. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për ngjarje aksidentale”.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Transferimi i RONALDOS në Itali është një lajm i mirë edhe për Georgina
Previous article Anglia në gjysmëfinale, Suedia e dobët para ishullorëve (VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I FRIKSHËM NË KORÇË/ Makina përfundon e përmbysur në mes të rrugës, dyshohet se shoferi… Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË KORÇË/ Makina përfundon e përmbysur në mes të rrugës, dyshohet se shoferi…

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme Aktualitet

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT