Policia e Tiranës ka arrestuar Daniel Manushin, 24-vjeçarin i cili para tetë muajsh ishte në kërkim nga blutë e kryeqytetit për dhunën dhe plagosjen me armë të ushtruar ndaj një efektivi.
Efektivi i Policisë Tiranë i dhunuar është Ermal Bregu.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë me datë 28 Nëntor 2017 tek rruga “Kongresi i Lushnjes”.
Mbi Manushin është ngritur akuza e “Vrasjes së mbetur në tentativë”.
/AlpeNews.al


