Mbretëria e Bashkuar nuk do të ketë një gjykatës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për herë të parë që kur ky institucion u krijua në vitin 1945. Christopher Greenwood QC shpresonte të zgjidhej për një mandat të dytë nëntëvjeçar në Hagë, por u tërhoq nga gara.
Kandidati i Indisë, Dalveer Bhandari do të zërë vendin e tij si pjesë e trupës ligjore kryesore të Kombeve të Bashkuara.
Greenwood tërhoqi kandidaturën e tij pasi gjashtë raunde votash përfunduan në një ngërç me konkurrentit Bhandari.
Kuptohet që Greenwood kishte mbështetje të njëtrajtshme nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, por rivali i tij u zgjodh nga Asambleja e Përgjithshme. Për të fituar një vend në Hagë, kandidati i suksesshëm duhet të fitojë shumicën e votave nga të dyja palët.


