• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gjenden të vdekur 11 pjesëtarë të një familje në Indi, dyshohet për vetëvrasje
Home
Jetë

Gjenden të vdekur 11 pjesëtarë të një familje në Indi, dyshohet për vetëvrasje

7 July, 2018 k.autor Jetë

Indi- Njëmbëdhjetë anëtarë të një familje u gjetën të vdekur në rrethana misterioze brenda shtëpisë së tyre në Burari në veri të Delhit në 1 Korrik.

Vdekja e tyre ka shokuar mbarë opinion publik dhe hetuesit janë tmerruar nga ajo që kanë parë kur kanë shkuar në vendngjarje. Hetuesit në fillim kanë marrë në konsideratë si vrasjen e qëllimshme që mund t’ju jetë bërë 11 pjesëtarëve të familjes, por nuk përjashtuan edhe pistën e vetëvrasjeve të cilat mund të jenë kryer në të njëjtën kohë nga të gjitha anëtarët e familjes. Pasi gjeti në banesë 11 shënime të tyre, policia hoqi menjëherë dorë nga hetime për një vrasje të qëllimshme dhe u përqendrua më shumë tek pista e vetëvrasjeve.

Kush janë 11 pjesëtarët që janë gjetur të vdekur

Familja Bhatia u shpërngul në Delhi më shumë se dy dekada më parë. Ata jetonin në Burari dhe ishin 77-vjeçarja Narayan Devi, bijtë e saj Bhavnesh Bhatia 50 vjeç dhe Lalit Bhatia 45 vjeç, bashkëshortet e tyre Savita 48 vjeç dhe Tina 42 vjeç, vajza Pratibha 57 vjeç dhe pesë nipër, Priyanka 33 vjeç, Neetu 25 vjeç, Monu 23 vjeç dhe Dhruv dhe Shivam të dyja 15 vjeçe.

Çfarë ndodhi ?

Kur dyqani ushqimor i Bhavneshit nuk u hap në orën e zakonshme, fqinjët u shqetësuan dhe shkuan në banesën e tyre, por u shokuan kur panë 11 anëtarët e familjes të vdekur. Dhjetë prej tyre ishin të varur në litar në korridor. Ndërsa Narayan u gjet e vdekur në një dhomë ngjitur. Shumica kishin sytë, gjymtyrët dhe gojën të lidhur.

Hetimet

Policia është duke hetuar më shumë për pistën e vetëvrasjes, pasi familja nuk kishte asnjë armik që mund tu bënte keq. Në vendngjarje janë gjetur dhe 11 tuba të gjatë, dhe kjo ka krijuar më shumë mister, tek hetuesit. Familja nuk kishte asnjë plan për të bërë punime hidraulike në shtëpi dhe këtë e ka konfirmuar nipi i tyre, i cili ka rrëfyer në polici.

Policia tha të enjten se shënimet e gjetura në fletushkat, përshkruanin sesi familja do të kryente një varje ceremoniale që të bëhej nga të gjitha anëtarët. Sipas atyre (familjarëve që u vetëvranë) ceremonia e vetëvrasjes do t’i pastronte ata dhe tubat i kishin lënë në mënyrë që shpirtrat të largoheshin nëpërmjet tubave. Trupat e viktimave do ti nënshtrohen autopsisë.

Gjithashtu policia ka gjetur të gjithë telefonat e tyre të lënë silent nëpër sirtarë. Edhe pse ka ende mister lidhur me këtë ngjarje të tmerrshme, të afërmit janë tmerruar nga humbja e të afërmve tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shqiptarja turpërohet keq në Itali, e kapin duke vjedhur. Befason policinë: Vuaj nga…
Previous article Ndahet nga jeta piktori i njohur, mesazhi prekës i mikut: Ku je, lëri shakatë dhe dil…

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NGA I NXEHTI EKSTREM/ Dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë Jetë

TRAGJIKE NGA I NXEHTI EKSTREM/ Dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë

TRAGJIKE NË ITALI/ Nëna i merr jetën vajzës 13-vjeçare dhe më pas vret veten, trupat u gjetën nga motra e madhe Jetë

TRAGJIKE NË ITALI/ Nëna i merr jetën vajzës 13-vjeçare dhe më pas vret veten, trupat u gjetën nga motra e madhe

SHOKUESE/ 63-vjeçarja përfundon me 12 'kallamarë' në gojë pas ngrënies së... Jetë

SHOKUESE/ 63-vjeçarja përfundon me 12 'kallamarë' në gojë pas ngrënies së...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT