• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Në luftë me CNN, qeveria amerikane, padi kundër blerjes nga “AT&T”
Home
Nderkombetare

Në luftë me CNN, qeveria amerikane, padi kundër blerjes nga “AT&T”

21 November, 2017 k.autor Botë, Nderkombetare

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur një padi për të bllokuar blerjen e Time Warner, pronare e CNN, HBO dhe Warner Bros, nga gjiganti i telekomunikacionit “AT&T”.

Departamenti amerikan i Drejtësisë depozitoi një aktpadi për bllokimin e blerjes së “Time Warner” nga gjiganti i telekomunikacionit “AT&T”.

Arsyetimi i paraqitur prej administratës amerikane është se, një bashkim i tillë do të rrudhte konkurrencën e do të ngrinte çmimet për konsumatorin.

“AT&T” u zotua të luftojë kundër vendimit, duke e quajtur atë një largim radikal nga praktika amerikane e konkurrencës.

Presidenti Donald Trump doli hapur kundër marrëveshjes që gjatë fushatës së vitit të kaluar, duke i hedhur kështu benzinë zjarrit të polemikave.

Sipas drejtorit ekzekutiv të “AT&T”, Randall Stephenson, blerja kishte qenë në një rrugë të mirë “deri kohët e fundit”. Ai i hodhi poshtë si të ekzagjeruara pretendimet e një ndikimi të mundshëm politik.

Trump ka dalë hapur si kritik i zëshëm i CNN-it, i cili është në pronësi të “Time Warner”. Autoritetet e konkurrencës e kanë mbajtur nën vëzhgim një bashkim të tillë, që kur ai u njoftua për herë të parë në vitin 2016.

Kritikët, të cilët përfshijnë edhe vet shefin e Shtëpisë së Bardhë, argumentojnë se një lëvizje e tillë mund ta përqëndrojë shumë fuqinë e medias. Blerja e propozuar nga “AT&T” do të kombinonte forcën e saj si një prej ofruesve më të mëdhenj të TV kabllor në SHBA, me aftësitë argëtuese të “Time Warner”.

Përpos mëmës së CNN-it, “Turner Broadcasting”, “Time Warner” zotëron edhe studion filmike “Warner Bros” dhe “HBO”.

Që shkrirja të realizohet, nevojitet “drita jeshile” e qeverisë, e nëse ajo do t’i bëjë rezistencë këtij bashkimi, atëherë “Time Warner” dhe “AT&T” mund ta çojnë çështjen në gjyq.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shiste lëndë narkotike në gjimnaze, arrestohet i riu në Tiranë (EMRI)
Previous article Fshati zviceran që paguan 60,000 euro për banorët që dëshirojnë të jetojnë aty

k.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT