Më shume se 380,000 njerëz janë akoma enden rrënojave në qytetin e Mosulit, një vit pasi u godit me raketa nga “Shteti Islamik i Irakut” pasi kontrollin e qytetit e kishte marr grupi terroris ISIS.
Ajo ç’ka Iraku dhe bashkësia ndërkombetare e trumbetuar në arenën botërore si një fitore në fakt nuk shërbeu, madje përkeqësoi gjendjen e civilëvë.
Shkalla e shkatërrimit në Mosul është konsideruar si më e keqja në Irak, një tmerr me 8 milion ton mbeturina.
Në pjesën perëndimore të qytetit, pak ndërtesa ia dolën të mbeteshin në këmbë. Rreth 90 përqind e Mosulit perëndimor është shkatërruar, ku 62 shkolla u shkatërruan plotësisht dhe 207 të tjera u dëmtuan pjesërisht.
Më shume se 54,000 shtëpi u kthyen në rrënoja duke lenë familjet në qiell të hapur.
Jo të gjitha familjet ishin në gjendje të gjenin strehim në kampe, dhe një e treta e atyre që jetojnë jashtë kampeve përballen me dëbim pasi nuk mund të paguajnë qiranë.
Mbështetja botërorë ka qënë thuajse zero ku për rindërtimin e vendit kërkohet një fond prej 874 milionë dollarë.
Një fëmijë mbështetet në muret e shtëpisë së tij të mbushur me plumba . Tre vjet më parë, “ISIS” mori kontrollin e lagjes dhe djaloshi Kaiwan pësoi djegie në krahun e majtë ndërsa po largohej me familjen e tij. Plagët e konfliktit janë ende të freskëta, në trupin e fëmijës dhe në muret e qytetit.
Akram qëndron pranë makinës së tij të shpuar nga një mori plumbash. Një predhë i goditi shtëpinë një vit më parë. Makina e tij duket për mrekulli krahasuar me shtëpinë.
Një banor i Mosulit tregon një fotografi të vjetër të xhamisë el-Nuri, tashmë të shkatërruar.
Automjetet në një rrugë në qytetin e vjetër të Mosulit. Makinat dhe banorët lëvizin me vështirësi në këtë skenë apokaliptike, pasi rrugët kryesore nuk janë ende të sigurta
Shumica e urave që lidhin pjesët lindore dhe perëndimore të qytetit u shkatërruan. Vetëm pak janë rindërtuar pjesërisht dhe vetëm me një korsi duke e bërë trafikun në qytet të vështirë.
Firas qëndron përpara asaj që ka mbetur nga makina e tij. Ai ka një furrë buke në perëndim të Mosulit. U kthye në lagjen e tij një vit më parë, pas përfundimit të operacioneve ushtarake. “Deri tani, asgjë nuk ka ndryshuar në këtë zonë. Më pak se një e katërta e njerëzve janë kthyer, pjesa tjetër nuk mund të kthehet sepse nuk kanë shërbime bazë si uji dhe energjia elektrike.”
/AlpeNews.al








