Një furgon ka dalë nga rrugë duke përfunduar në greminë, ndërsa 5 personat që po udhëtonin janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në aksin Krastë – Qafë Bualli pasditen e sotme rreth orës 18:00.
Dy nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rënda dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës me helikopter dhe ambulancë për mjekim të specializuar, ndërsa tre të tjerët janë në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën.


