• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Megjithëse një vit më parë ishte dënuar për vjedhje, nuk harron zakonin sapo lë qelinë
Home
Aktualitet
Kronikë

Megjithëse një vit më parë ishte dënuar për vjedhje, nuk harron zakonin sapo lë qelinë

21 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Megjithëse një vit më parë është dënuar nga gjykata e Tiranës me 2.6 vite burgim për vjedhjen e gruas së ish-drejtorit të Policisë Ardian Çipa, Rozalina Konomi është arrestuar sërish, vetëm pak ditë pasi kishte dalë nga qelia.

41-vjeçaria që është kthyer në tmerrin e frekuentuesve të një qendre tregtare në Tiranë, mund të quhet gruaja kleptomane, që mendon vetëm për të vjedhur. Viktimat e saj janë gratë, e cila shfrytëzon momente kur ato janë të pakujdesshme dhe menjëherë Konomi ndërhyn, duke i vjedhur çantat e dorës apo portofolat.

Një vit më parë viktimë e kësaj kleptomaneje është bërë bashkëshortja e ish-funksionarit të lartë të policisë Ardian Çipa, të cilës i vodhi nga çanta një sasi lekësh. Për këtë vjedhje Rozalina u zbulua menjëherë dhe u arrestua në vend nga Ardian Çipa, duke u dënuar me pas me 2.6 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ajo u dënua përfundimisht me 1.6 vite burgim.

Por pasi ka kryer dënimin në 17 nëntor 2017 ajo ka dalë nga qelia. Vetëm dy ditë pasi kishte dalë nga burgu, Rozalina në 19 nëntor 2017 ka shkuar sërish në ambientet e qendrës tregtare dhe ka bërë goditjen e radhës.

Më konkretisht Konomi ka vjedhur çantën e dorës dhe një telefon ‘Iphone 6’ Vera Gashi. Kjo e fundit ka qënë duke pirë kafe, kur ka vënë re se i mungonte çanta e dorës. Gashi menjëherë ka denoncuar vjedhjen në stafin e sigurisë së qendrës, të cilët në kohë rekord kanë monitorua kamerat e sigurisë dhe kanë konstatuar gruan që kishte vjedhur çantën.

Pas vëzhgimit të mirë të kamerave ka rezultuar se gruaja që kishte vjedhur çantën ishte ende në ambientet e brendshme të qendrës, dhe më konkretisht po priste në stacionin e jashtëm të autobusit të kësaj qendre.

Rozalina Konomi qëndronte ulur në stacion kur punonjësit e sigurisë e kanë ndaluar dhe më pas kanë njoftuar policinë e rendit. Nga verifikimet ka rezultuar se gruaja kishte vetëm dy ditë që ishte liruar nga burgu.

Konomi njihet nga policia si person me precedentë penale dhe se kryesisht vjedh gratë. Tashmë prokuroria e Tiranës ka kërkuar në gjykatë masën e arrestit në burg. Ndërkohë njëherësh organi i akuzës do kërkojë dhe kryerjen e ekspertimit psikik për të,pasi dyshohet se kjo grua vuan nga mania e kleptomanisë. Konomi është arrestuar dhe dënuar shumë herë nga gjykatat e vendit dhe për këtë prokuroria kërkon kryerjen e një akti ekspertimi mjeko-ligjor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I riu i dha fund jetës duke u vetëvarur, familja zbulon shkakun...e dhimbshëm
Previous article Aksion për makinat, ja paralajmërimi i fortë i policisë kur i braktisni në rrugë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT