• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇËSHTJA TAHIRI/ Krimet e Rënda nisin hetimin pasuror ndaj shoferit të ish-ministrit
Home
Aktualitet
Drejtësi

ÇËSHTJA TAHIRI/ Krimet e Rënda nisin hetimin pasuror ndaj shoferit të ish-ministrit

21 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Asetet pasurore dhe llogaritë bankare të shtetasit Gentian Ceka, thanë burimet do të verifikohen nga grupi i prokurorëve që kanë nën hetim prej muajit tetor dosjen “Habilaj – Tahiri”, që gjithashtu është edhe nën hetim pasuror së bashku me të afërmit e tij.

Gentian Ceka, siç rezulton deri më tani, shfaqet jo vetëm në përgjimet telefonike, por edhe lakohet nga biznesmeni Orest Sota si njeriu që kishte harruar patentat e lundrimit në mjetin ku iu gjetën 863 mijë euro.

Prokurorët nuk japin detaje se çfarë dyshimesh kanë ata përderisa e kanë përfshirë edhe Gentian Cekën në listën e të hetuarve, në një kohë që ai ka shpjeguar se patentat e ish-ministrit i kishte marrë në Durrës dhe i kishte harruar në kroskotin e makinës dy muaj më parë.

Ndërkohë, për biznesmenët Sota, përveç hetimit pasuror dhe pasqyrimit të parave, Krimet e Rënda po gërmojnë edhe tenderat e fituara nga kompanitë e tyre gjatë viteve, përfshirë edhe rikonstruksionin e komisariatit të Kombinatit.

Pas përkthimit të dosjes “Habilaj” nga Ministria e Drejtësisë, prokurorët e Krimeve të Rënda kanë marrë në dorë dosjen “Habilaj”, që do të thotë se së shpejti ata do të kryejnë veprime të tjera.

Nga ana tjetër, për të hedhur dritë mbi dyshimet e tyre për mbjelljen e kanabisit, gjatë javës së kaluar grupi i hetimit ka marrë në pyetje një numër të madh zyrtarësh e ish-zyrtarësh të policive lokale, të cilët kanë shpjeguar planin e masave për operacionet antidrogë gjatë vitit 2016.

Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Aksion për makinat, ja paralajmërimi i fortë i policisë kur i braktisni në rrugë
Previous article Sara Hoxha shfaqet trendy në Paris, ja me kë shoqërohet ajo

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Katër të lënduar në spitalet e Tiranës, mes tyre dy efektivë policie Aktualitet

PROTESTA/ Katër të lënduar në spitalet e Tiranës, mes tyre dy efektivë policie

SHESHI SKËNDËRBEJ KTHEHET NË "SHTETRRETHIM"/ Policia bllokon hyrje-daljet, protestuesit hedhin molotovë Aktualitet

SHESHI SKËNDËRBEJ KTHEHET NË "SHTETRRETHIM"/ Policia bllokon hyrje-daljet, protestuesit hedhin molotovë

"SHQIPTARËT KËRKOJNË LARGIMIN E RAMËS"/ Reuters: Kryeministri paralajmëroi masa dhe gjoba, të rinjtë mbushin rrugët e Tiranës Aktualitet

"SHQIPTARËT KËRKOJNË LARGIMIN E RAMËS"/ Reuters: Kryeministri paralajmëroi masa dhe gjoba, të rinjtë mbushin rrugët e Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT