Ndonëse prindërit e denoncuan si të rrëmbyer nga burri i hallës, 17-vjeçarja nga Gjirokastra thotë se ka ikur me djalin që donte.
Pavarësisht nuk di mirë gjuhën shqipe pasi flet vetëm gjuhën e komunitetit rom, vajza thotë se ka ikur me dëshirë tek Edi, burri i saj.
Ndërkohë që policia nuk shkoi në Levan për të miturën.
Ajo shprehet se po qëndron në Levan me dëshirën e saj. Jo nuk më kanë rrëmbyer. Mora Edin, erdha tek burri.
Prindërit më kanë kërkuar. Por s’doja të kthehesha se mora burrin. Do qëndrojë tek burri. Dua të rri me Edin.
Babai më martoi me zor me një burrë tjetër, më çoi në Sarandë, ai më hoqi fëmijën. S’dua të flas me babain as nuk dua të iki”, tha vajza. Po kështu të afërmit e djalit thonë se vajza ishte martuar me zor nga prindërit, që madje i kishin hequr dhe fëmijën 4 muajsh.
“Vajza u rrëmbye”, flet 17-vjeçarja: Ika me Edin, nuk më morën. Familjarët: I hoqën fëmijën
“Vajza u rrëmbye”, flet 17-vjeçarja: Ika me Edin, nuk më morën. Familjarët: I hoqën fëmijën
Gepostet von BalkanWeb am Freitag, 6. Juli 2018


