Një ngjarje e rëndë ka ndodhur afro dy vite më parë në Spitalit Obstretrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” ku një nënë shtatëzënë e quajtur Aida Çajku rreth 35-vjeçe humbi jetën sëbashku më foshnjen e saj të sapolindur.
Prokuroria e sotme nxori një lajmërim mediatik ku kërkonte “pushim të dosjes për tre të akuzuarat – mjeke pranë QSUT”.
Të akuzuarat janë mjeket:
Besiana Hysi – Mjeke e përgjithshme pranë QSUT
Olvis Petre – Mjeke pranë QSUT
Zamira Hysenaj – Mjeke anesteziste (reanimatore)
Organi i akuzës ka marrë si të pandehur mjekët e QSUT Besiana Hysi, Olvis Petre e Zamira Hysenaj për “mjekim të pakujdesshëm”.
ÇFARË NDODHI NË 2016?
Nëna 35-vjeçare Aida Çajka, humbi jetën bashkë me foshnjën e saj në bark, para dy vitesh në maternitetin ‘Koço Gliozheni”. Pas shqetësimeve shëndetësore ajo u paraqit me urgjencë në maternitet dhe pas rreth 7 orësh humbi jetën.
35-vjeçarja Aida Çajku
Autopsia paraprake tregoi se kishte çarje të shpretkës dhe hemorragji të brendshme, por mjekësia ligjore ende nuk e ka dhënë versionin përfundimtar.
Për vdekjen e saj janë ndaluar tre mjekët e maternitetit të cilët akuzohen për mjekim të pakujdesshëm dhe neglizhencë.
Vëllai i të ndjerës, Fation Omuri tregon me detaje ngjarjen, që në momentin që e sëmura hyri në maternitet e deri kur mori lajmin e vdekjes.
Ngjarja ndodhi më 16 shtator 2016, ku 35-vjeçarja nga Paskuqani ka humbur jetën gjatë lindjes bashkë me foshnjën. Familjarët e viktimë, akuzojnë mjekët për vdekjen e saj.
/AlpeNews.al






