• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Gazetarja gënjen publikisht, prokurori Anton Martini e përgënjeshtron live
Home
Aktualitet
Media

Gazetarja gënjen publikisht, prokurori Anton Martini e përgënjeshtron live

21 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Media

Tanimë është bërë e modës, që disa gazetarë, kryesisht ata të kronikës, për të qenë prezent në media, lëshojnë “bomba” dhe “shashka” nëpër studio televizive.

Edhe pse në pjesën më të madhe të kohës aludojnë, për të mos thënë se gënjejnë, drejtuesit e emisioneve i ftojnë pa të keq, duke e ditur fare mirë që ata po shtrembërojnë realitetin.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”.

Gazetarja Anduena Llabani deklaroi në emision, se prokurori Anton Martini kishte dërguar një letër në 3 Ambasadat më të rëndësishme perëndimore në Tiranë, për t’u ankuar pse e kishin lëvizur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në Prokurorinë e Shkodrës.

Sipas saj, Martini kishte disa dosje hetimi në dorë, mes të cilave edhe një për Vangjush Dakon, që nuk donte t’i linte në mes me ikjen në Shkodër.

Por, prokurori ka reaguar menjëherë, duke dërguar një mesazh në telefonin e Blendi Fevziut.

“Desha të them se Anduena tha gjëra të pasakta lidhur me ankesat e mia në drejtim të Ambasadave për hetime konkrete”, tha ai.

Megjithse gazetarja u përgënjeshtrua publikisht nga prokurori në fjalë, emisioni vazhdoi si pa të keq.

Fundja tashmë është bërë “modë” që të thuhet çfarë të duhet në emisione (gënjeshtra pastaj shumëfishohet nëpër portale), pasi askush nuk mban më përgjegjësi për ato që thotë, duke goditur dhe cënuar kështu rëndë, besueshmërinë e gazetarëve.

Rasti më flagrant ka qenë ai i Artur Zhejit, që rreth dy vite më parë deklaronte se kishte parë një video seksi të një ministri, dhe atë ia kishte treguar Mentor Kikia.

Por kur ky i fundit e mohoi këtë gjë, duke thënë se ai po gënjente, Zheji jo vetëm që nuk kërkoi ndjesë për gënjeshtrën e tij, por vazhdonte të dilte dhe të dalë si pa të keq, në ekranet e televizioneve!(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOT/ Njihuni me të pathënat rreth gruas misterioze të diktatorit Kim Jong Un: Nga bashkjetesa, te fëmijët dhe trashëgimtari
Previous article Assad 'i falet' Putin-it: Faleminderit që shpëtove vendin tonë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT